LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 10° partlycloudy_night

Aliu: Përkundër frekuentimit të jashtëzakonshëm, rrugët e qytetit dhe fshatrave po mirëmbahen

Aliu: Përkundër frekuentimit të jashtëzakonshëm, rrugët e qytetit dhe fshatrave po mirëmbahen

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se përkundër frekuentimit të jashtëzakonshëm, rruget e qytetit dhe fshatrave po mirëmbahen.

Aliu ka pohuar se punonjës të KRM “Pastërtia”, po sigurojnë hapësira të pastra për qytetarët, transmeton Telegrafi.

“Me gjithë frekuentimin e jashtëzakonshëm, sheshet e rrugët e qytetit dhe fshatrave po mirëmbahen vazhdueshëm nga të palodhshmit punonjës të KRM “Pastërtia”, duke siguruar hapësira të pastërta për qytetarët”, ka pohuar ai.


Aliu gjithashtu ka bërë thirrje që qytetarët të hedhin mbeturinat në qese të mbyllura dhe vetëm në vendet e caktuara.

“Në kushte të vapës ekstreme, secili nga ne duhet t’ia lehtësojmë punën punonjësve të pastrimit, duke i hedhur mbeturinat në qese të mbyllura brenda në kontejnerë, në kohë dhe vendin e caktuar, gjersa mbeturinat inerte (mobilie, sanitari, pajisje elektro-shtëpiake etj) duhet të hedhen në deponinë e caktuar në Dremjak”, thotë mes tjerash ai në postimin e bërë në Facebook.

Aliu ka shtuar mes tjerash se “për Ferizajn e pastër, kemi detyrime të gjithë”./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Bota në prag të një lufte të re

Bota në prag të një lufte të re

Azia
Shkarkimi i Evetar Zeqirit, shpalosen dokumentet që u dorëzuan në prokurori me dyshimet ndaj tij

Shkarkimi i Evetar Zeqirit, shpalosen dokumentet që u dorëzuan në prokurori me dyshimet ndaj tij

Ekonomi
Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Evropa
Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Bosnja
Xhensila publikon pamje nga prapaskenat e klipit me Ledrin – mahnit ndjekësit me paraqitjen atraktive në skenën e pishinës

Xhensila publikon pamje nga prapaskenat e klipit me Ledrin – mahnit ndjekësit me paraqitjen atraktive në skenën e pishinës

Magazina
Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori