Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka kritikuar partitë opozitare se po dëshirojnë të mbrojnë “keqqeverisjen” e kaluar duke e akuzuar atë.
Në reagimin e tij, ministri tha se sulmet e opozitës karshi tij janë sepse po prek në kontrata dhe shkelje që kanë ndodhur në të kaluarën. Në seancën plenare, Aliu foli edhe për punësimin e motrës së tij në Komisionin për Odën e Farmacistëve dhe punën e tij si drejtor në kryeqytet.
“Ju po dëshironi të mbroni veten duke akuzuar. Dëshironi të sulmoni drejt tek unë sepse unë po preki qaty. Ju po e përmendni Panamanë, në konferencën e sigurisë ku ka të bëjë për shpëlarjen e parasë dhe krimin në përgjithësi. Shteti amerikan e ka organizuar në Panama. Kam qenë me ftesë të Departamentit Amerikan dhe kam shkuar të mësoj se qysh bëhet shpëlarja e parave. Pikërisht këtu ju e dini çka ka me iu prit sepse po merret me ata konkrete. Kur filluat ju të reagoni e pash se çka ka ndodhur brenda dhe çka keni bërë ju, i bie se kemi shumë punë. Unë nuk mundem të mbyll sytë kur më vjen një shkelje përpara”, tha ai.
I akuzuar për nepotizëm në punësimin e motrës së tij, ministri Aliu tha se nuk ka qenë në dijeni për një gjë të tillë, por tha se e njëjta ka qenë e angazhuar edhe gjatë ish qeverisjeve të kaluara.
“E quani punësim angazhimin e motrës sime në një komision në Odën e Farmacistëve. Ajo nuk është e punësuar tash, ka qenë e punësuar në Spital në barnatoren e interno, është specialiste e farmacistes klinike. Gjasat që ajo me qenë pjesë e atij komisioni janë shumë të mëdha. Ka qenë aktive edhe më herët edhe gjatë kohës sa ka qenë ministri i juaj. Ky nuk ka qenë punësim, është ftuar dhe e ka marrë atë detyrë. Pse është ftuar nuk e kam idenë, por duhet ta sqarojnë ata të odës”, tha ai.
Për kontestimin e punës së tij si drejtor në komunën e Prishtinës, Aliu tha se është e njëjta situatë sikur tani në ministri, pasi në kryeqytet defakto kanë qeverisur LDK dhe PDK.
“Pavarësisht se para me qenë unë drejtor në pushtet në Prishtinë ka qenë LDK, defakto pushtetin e ka pasur PDK dhe LDK bashkë. Pasi në secilin rast që e kam prek këcejshin prej dy anëve, kërcimet i kam parë të sinkronizuar nga dy anët. Është njëjtë sikur sot që kemi kërcime dhe sinkrone nga parti të ndryshme”, u shpreh ai.
Pas këtij deklarimi, ministri lëshoi sallën plenare./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë