Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, tha sot se pas deklaratave të Ivica Daciq rreth fshehjes së lokacioneve të varrezave masive me shqiptarë të vrarë gjatë kohës së luftës, Kosova duhet të kushtëzojë Serbinë dhe të mos e vazhdojë procesin e dialogut.
Ai në debatin parlamentar për të pagjeturit, tha se pala kosovare duhet të rishikojë qëndrimin e saj në lidhje me vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.
“Çka duhet të bëjmë ne? Ne duhet ta rishikojmë çështjen e negociatave me Serbinë, ne duhet t’i themi vetes kush është Serbia dhe çka kemi bërë ne në takim më Serbinë dhe ne duhet të vendosim kushte. Kot i themi bashkësisë ndërkombëtare nëse kryeministri, negociatorët janë prapë të gatshëm të shkojnë dhe të takohen, duke mos bërë asnjë ngritje zëri për këtë çështje, e as për çështjen e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Ata duhet të ulen dhe të pranojnë të gjitha kushtet që na i vendosin ata, të bëjnë marrëveshje ku Serbia fiton 10-0 dhe në fund t’i kthehemi bashkësisë ndërkombëtare të vajtojmë, ja kështu është duke thënë Daciq”, tha ai.
Deputeti Aliu tha se duhet t’i bëhet e qartë Serbisë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa plotësimin e kushteve.
“Duhet t’i tregojmë Serbisë që ne nuk ulemi me ta për të diskutuar për këtë çështje, pa i qartësuar ata disa çështje dhe pa i plotësuar disa kushte konkrete. Nuk është vonë të flasim për këtë punë, por kur flasim duhet t’i shkojmë kësaj pune deri në fund. Jo në një anë ta mbajmë rrugën çelë, të vazhdojmë ne me Serbinë me negociata, sepse kjo na e mirëmban pushtetin dhe qëndrimin në qeverisje, sepse mund eventualisht të rrëzohet qeveria nëse nuk shkojmë, por ta bëjmë një rezolutë që të themi se kemi kryer punën”, tha Aliu. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë