LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në supermarketin “Viva Fresh Store”, Aliu: Kemi dalë në terren për të parë për së afërmi gjendjen

Zjarri në supermarketin “Viva Fresh Store”, Aliu: Kemi dalë në terren për të parë për së afërmi gjendjen

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka folur për zjarrin e mbrëmshëm që kaploi objektin e supermarketit “Viva Fresh Store”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Aliu tha se është tronditur nga incidenti.

Ai theksoi sot se ka dalë në terren me zyrtarë kompetent për të parë për së afërmi gjendjen e objektit.


“Të gjithë u zgjuam sot, me tronditjen që shkaktoi fatkeqësia e zjarrit, me dëme shkatërrimtare në “Viva Fresh Store” në Ferizaj”.

“Sot, në mëngjes dolëm bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, Luan Salihun nga Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, për të parë nga afër dëmet dhe përgëzuar ekipet e zjarrfikjes që bën maksimumin për të minimizuar dëmet materiale”.

“Fatmirësisht, nuk ka asnjë dëm në njerëz, gjersa për dëmet materiale dhe shkaktimin e zjarrit, fjalën e kanë organet përgjegjëse shtetërore”, shkroi Aliu.

Zjarri në “Viva Fresh Store”, Policia dhe zjarrfikësit japin detajet
Lexo po ashtu Zjarri në “Viva Fresh Store”, Policia dhe zjarrfikësit japin detajet

Komandanti i zjarrfikësve në Ferizaj, Zymri Krasniqi ka thënë se ka pasur zjarrfikës që kanë shkuar nga shtëpia për t’iu ndihmuar.

Tutje theksoi se përpos atyre nga Ferizaj janë mobilizuar edhe kolegë nga qytetet e tjera.

“…Ka qenë gjendja e jashtëzakonshme. Ka pasur zjarrfikës që kanë ardhur nga shtëpia për të na ndihmuar. Përpos zjarrfikësve nga Ferizaj janë mobilizuar edhe zjarrfikësit nga regjioni Shtime, Kaçaniku, Gjilani dhe Vitia. Deri më tani sa kemi informacion nuk ka persona të lënduar të cilët kanë mundur të ngecin brenda”.

“Në perimetër prej 20 metrash ka qenë edhe pompa e derivateve, pra ke qenë gjendja e jashtëzakonshme. Si po e shihni ne e kemi nën kontroll zjarrin”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori