LAJMI I FUNDIT:

Aliu: E padrejtë dhe e pamoralshme të rrëzohet Qeveria për shkak të taksës (Video)

Aliu: E padrejtë dhe e pamoralshme të rrëzohet Qeveria për shkak të taksës (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se është e pandershme të rrëzohet Qeveria për shkak të taksës.

Aliu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është që Qeveria nuk duhet të bie për shkak të taksës.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që taksa duhet të mbetet, dhe nuk duhet të jetë taksa shkak që Qeveria të bie”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ka shumë arsye pse qeveria duhet të rrëzohet, por sipas tij rrëzimi për shkak të taksës është veprim i padrejtë.

“Ka shumë arsye të tjera që në nuk pajtohemi me Qeverinë dhe mendojmë që zgjedhjet e reja duhet të ndodhin, por të votojmë apo të jemi për rrëzimin e kësaj qeverie për shkak të taksës ndaj Serbisë, është e padrejtë dhe e pamoralshme”.

Aliu ka thënë se taksën Lëvizja Vetëvendosje e ka mbështetur, pavarësisht rrethanave si është vendosur.

“Taksa është një vendim që ne e mbështesim edhe përkundër kritikës së madhe që në kemi ndaj qeverisjes por edhe ndaj mënyrës së nuk është munduar si është vendos. Por është vendos, ka efektin e vet dhe duhet mbështetur. Për këtë arsye Lëvizja Vetëvendosje që qeveria duhet të rrëzohet për shkak të taksës”, tha ndër të tjera Liburn Aliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori