Ndonëse e gjeti komunën e Ferizajt me 10.56 milionë euro detyrime të drejtpërdrejta të cilat ose janë të përmbaruara ose presim si fatura për t’u realizuar, tashmë kreu i kësaj komune, Agim Aliu shprehet i bindur se do të realizohet e gjithë platformën e tij qeverisëse.
Në një intervistë për KosovaPress Aliu ka deklaruar se komunën që drejton e ka gjetur edhe më keq sesa që e kishte menduar. Ai tha se ka gjetur kontrata të pambuluara, projekte të pambuluara pa asnjë cent dhe se kjo kap shifrën prej 40.8 milionë eurove.
“E kemi gjetur komunën me 10.56 milionë euro detyrime të drejtpërdrejta që janë ose të përmbaruara ose që presin si fatura për t’u realizuar. Po ashtu, kemi obligime dhe kontrata të pambuluara, projekte të pambuluara pa asnjë cent pothuajse dhe që kjo kap shumën prej 40.8 milionë euro. Pra, vetëm në aspektin financiar kemi një mori problemesh dhe një mori çështjesh dhe sigurisht se është një sfidë e jashtëzakonshme për mua si kryetar komunë, por, sido që të jetë gërshetimi i përvojës sime lokale dhe përvoja ime si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe komunikimi që kam bërë edhe me ministrin e Financave dhe me ministritë tjera të linjës po edhe me vetë kryeministrin e Kosovës, të cilët tashmë kanë shprehur gatishmërinë që të më mbështesin pikërisht për faktin se është një gjendje të tillë komuna e Ferizajt. Unë besoj se do të realizojë platformën time qeverisëse, unë do të realizoj atë që ka qenë besim i qytetarëve të komunës së Ferizajt, ka qenë zotim i imi, sepse kam dëshmuar dhe do të dëshmojë se nuk jam një njëri që vetëm kam premtuar dikur apo që më shërbejnë fushatat elektorale vetëm sa për të marrë vota”, tha Aliu.
Përveç gjendjes financiare, kreu i Ferizajt thotë se në gjendje të rëndë është edhe fusha e urbanizmit, ku ai u shpreh se kanë trashëguar një plan zhvillimor komunal, i cili më së paku mund të quhet i tillë.
Për të zgjidhur këtë kaos, Aliu thotë se do të shtyjë përpara projektet të cilat do të zgjidhin këtë kaos urbanistik, që një nga to është projekti “Bashkimi i Qytetit”.
“Do të realizojmë projekte të cilat janë në interes të qytetarëve, por mbi të gjitha për të hequr qafesh kaosin urban që mbizotëron në Komunën e Ferizajt, e që kjo lidhet edhe me projektet e mija të cilat janë të parapara pikërisht që të zgjidhim kaosin urban në Ferizaj. Pasi që Ferizaj sot, respektivisht Komuna e Ferizajt është komuna me ekspansionin më të madh të ardhjeve, të prurjeve të qytetarëve dhe sigurisht se edhe planifikimet tona duhet të jenë në harmoni me këto prurje në qytetin e Ferizajt. Sepse ju tashmë e dini që Ferizaj është komuna e tretë për nga numri i banorëve në nivel të republikës dhe komuna e dytë për nga zhvillimi ekonomik dhe sigurisht që të gjitha politikat tona dhe e gjithë platforma jonë qeverisëse është në harmoni me këtë agjendë dhe me këtë zhvillim. Madje, duke prirë që pikërisht qyteti i Ferizajt të vazhdojë të zgjerohet edhe më shumë, të ecë edhe më shumë dhe që të jetë qendra e dytë në Kosovë më e rëndësishmja, respektivisht qendra e parë më e rëndësishmja në Kosovë pas kryeqytetit”, tha ai.
Komuna e Ferizajt ka probleme edhe në fushën e arsimit, që kryetari i kësaj komune, Agim Aliu thotë se ka pasur një politizim ekstrem të arsimit, qoftë në rekrutimin menaxherial, qoftë në rekrutimin e të punësuarve.
“Depolitizimi i shërbimeve në të gjithë pjesët e administratës komunale që është në kuadër të përgjegjësisë së Komunës së Ferizajt. Në mënyrë të veçantë jam i përkushtuar që të bëjë ndryshime në fushën e arsimit, sepse është koha dhe momenti i fundit që ne ta vëmë në binarë e duhur arsimin. Vënien në binarë të duhur të arsimit është pikërisht përmes ushtrimit apo lënies së përgjegjësive në kuptimin e profesionistëve, sepse pa profesionistë të fushës dhe pa përzgjedhje profesionale, pa përzgjedhje të pandikuara politikisht, unë mendoj se nuk mund të bëjmë zgjedhjen e duhur sa i përket fushës së arsimit. Periudha ime 100 ditore e qeverisjes e ka dëshmuar se ne për herë të parë shpallim konkurse të cilat janë me transparencë të plotë, me mundësi konkurrimi për të gjithë dhe që pa ndikime politike përzgjidhen pjesa e stafit profesional që në këtë rast është pjesë e një konkursi” , është shprehur kryetari Aliu.
Po ashtu, Aliu u shpreh se janë të përkushtuar për të ofruar kushte më të mira në shkolla, pasi sipas tij, ende nuk janë kushtet e duhura nëpër shkollat e kësaj komune.
Ndërsa, ka bërë të ditur se do të ndërtohet edhe një shkollë profesionale me të vetmin qëllim që nxënësit të orientohen nga aftësimi profesional si një mundësi e mirë për të gjetur më pastaj një vend pune.
Duke qenë se kjo komunë shquhet për numrin e madh të bizneseve që operojnë, Aliu bëri të ditur se do të themelohet qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit.
“Përmes ndërtimit apo hapjes së mundësive të reja të profileve të reja në fushën e arsimit të krijojmë pikërisht njerëz profesionistë dhe që praktikisht të vihen në shërbim të komunitetit të biznesit. Por, sigurisht që dëshiron kohë dhe sigurisht se nuk do të jetë e lehtë që të krijohen të gjitha profesionet e kërkuara nga komuniteti i biznesit, por lajmi i mirë është se Ferizaj është shndërruar në një qendër dhe në një mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat e Ferizajt. Po ashtu, duke qenë kështu unë në fakt tashmë së bashku me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të themelojmë edhe qendrën e inovacionit dhe të ndërmarrësisë, tashmë kam ndarë lokacionin sa i përket qendrës së inovacionit”, tha ai.
Komuna e Ferizajt sipas kreut të saj, Agim Aliu probleme ka edhe në fushën e sportit, por që ai shprehet i gatshëm për të ndihmuar në këtë fushë. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?