Kryetari i deleguar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për media pas mbylljes së qendrave të votimit tha se pavarësisht se kanë denoncuar të gjitha problematikat që shoqëruan sot procesin zgjedhor, vlerësojnë maksimalisht qytetarinë e shqiptarëve që falë qetësisë dhe maturisë së tyre dhuruan një proces të qetë zgjedhor.
Ai tha se pati përpjekje për intimidim, manipulim, si dhe praktika të shitblerjes së votës apo cënim të këtij procesi.
Alibeaj tha se në këto zgjedhje u dëshmua se janë alternativa e vetme përballë asaj që ai e quajti si politikë e vjetër.
“Në këtë betëjë kundër të gjithëve, PD tregoi edhe njëherë se është padyshim e vetmja alternativë qeverisëse për të nesërmen e Shqipërisë. Padyshim vlersim e mirënjohje për të gjithë komisionerët e Partisë Demokratike në qendrat e votimit të 61 bashkive të vendit të cilët menaxhuan në mënyrë përfekte një process jo të lehtë për shkak të presioneve e parregullsive të shumta që shoqëruan votimin. Gjithashtu PD inkurajon të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit në misionin që ata kanë në orët në vijim për të numëruar korrekt çdo votë të hedhur në kuti. Vota e shqiptarëve është në dorën e tyre dhe misioni për garantimin e saj është i shenjtë”, tha Alibeaj.
Alibeaj shtoi se çdo përpjkje për tjetërsim të votës është vepër e rëndë penale prandaj apeloi për kujdes të madh gjatë numërimit të votave.
“I kujtojmë të gjithë atyre që mendojnë apo do të provojnë të prekin votën e shqiptarëve, se çdo përpjekje për tjetërsim të votës është vepër e rëndë penale dhe si e tillë dënohet nga ligji zgjedhor dhe kodi penal. Partia Demokratike është e bindur se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe shqiptarët do të ndahen përfundimisht me politikën e vjetër duke i dhënë fyrmëmarrje Shqipërisë në rrugën drejt BE”, tha ai.
Partia Demokratike e Shqipërisë ishte e ndarë në këto zgjedhje. Ata të Alibeajt kishin 14 kandidatë për kryetarë në të gjithë vendin. Ndërsa pjesa tjetër e demokratëve, të bashkuar rreth Sali Berishës, garuan me siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës