LAJMI I FUNDIT:

Ali Lajçi rrëfen në detaje punën e komisionit për demarkacion (Video)

Ali Lajçi rrëfen në detaje punën e komisionit për demarkacion (Video)

Ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, Ali Lajçi, ka treguar sonte në detaje punën që e ka bërë komisioni qeveritar në takime me përfaqësuesit malazez për përcaktimin e kufirit.

Ai në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka treguar se si ka kërkuar nga komisioni atë kohë që të mos përcaktohet kufiri vetëm me kadastër dhe ka treguar se si më pas malazezët i kanë prishur kadastrat për interesa të tyre.

“Ishte një kriter që nuk është dashtë të pranohej, sepse krijonte mundësinë e rrudhjes së territorit, gjë që ka ndodhur, ana vetëm kadastrale komunale”, ka thënë ai.


Kurse ideja e Shefit të GP së PDK-së, Adem Grabovcit që të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi dhe më pas kurdo që ka argumente të rihapet edhe njëherë si temë, për Lajçin janë driblime politike, amatore dhe të papranueshme.

Ai thotë se marrëveshja aktuale në asnjë mënyrë nuk duhet të dërgohet në Kuvend, por edhe në rast që e dërgojnë ajo nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikim.

“Nuk e kanë votën, as nuk do ta kenë njëherë, veç në qoftë se i kontrabandojnë ato”, ka thënë ai, duke kërkuar që për këtë çështje të ketë një konsensus të gjerë ndërpartiak, politik e kombëtar.

Ai i ka kërkuar përballje Murat Mehes dhe kujtdo tjetër që të flitet për demarkacionin, kurse Malit të Zi ia bënë me dije se ratifikimi i marrëveshjes në kuvendin e tyre, nuk është i plotfuqishëm, sepse është i njëanshëm.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori