LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti dhe ministrat e BDI-së priten nga Kurti – diskutojnë edhe për masat anti-COVID

Ali Ahmeti dhe ministrat e BDI-së priten nga Kurti – diskutojnë edhe për masat anti-COVID

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe një delegacion ministrash të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit nga kabineti i kryeminsitrit Kurti, delegacioni përbëhej nga Artan Grubi, zëvndëskryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës, Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor dhe Ejup Rrustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Në takim u diskutua për menaxhimin e situatës me pandeminë, gjendjen nëpër institucionet shëndetësore dhe mundësinë e lehtësimit të masave.


Marrëveshjet e arritura në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të mbajtur në shtator të vitit të kaluar, ishin temë tjetër e takimit, e në veçanti marrveshja për rrugën Tetovë- Prizren.

U bisedua për integrimet evropiane dhe raportet e mira fqinjësore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë Veriut.

Për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, u theksua se duhet të përfundojë me njohje të ndërsjelltë mes dy shteteve, gjë që do t’i kontribuonte ruajtjes së paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori