Lideri opozitar rus Aleksei Navalny raportohet se do ta vuajë dënimin në një burg në afërsi të Moskës, kanë raportuar mediet ruse, edhe pse aleatët e tij thonë se ende nuk e dinë vendndodhjen e tij.
Agjencia e lajmeve TASS ka raportuar se Navalny është dërguar në rajonin Vladimir, ku ai do të vuajë dënimin në një burg në qytetin Pokrov, që gjendet 100 kilometra në lindje të Moskës.
TASS ka cituar një burim anonim të ketë thënë se Navalny është dërguar në këtë rajon më 26 shkurt dhe tani gjendet në karantinë. Megjithatë, ky burim nuk ka treguar se nëse ai tashmë gjendet në burg.
Më herët, agjencia Yarnovoski ka raportuar se Navalny është në një qendër paraburgimi në Kolchugino në rajonin e Vladimirit dhe më pas do të transferohet në burgun në Porkov.
Shërbimi i Burgjeve në Rusi ka konfirmuar se Navalny është transferuar nga qendra e paraburgimit në Moskë në një burg. Por, ky shërbim nuk ka treguar se ku kritiku i Kremlinit do të vuajë dënimin prej dy vjet e gjysmë burgim.
Ivan Zhdanov, drejtor i Fondacionit anti-Korrupsion të Navalnyt, tha se ai është dërguar në një “burg të ashpër”, por tha se ende nuk kanë informacione të sakta se ku gjendet ai.
Autoritetet ruse zakonisht nuk japin informacione lidhur me transferimin e të burgosurve derisa ata të arrijnë destinacionin e tyre.
Navalny u arrestua në janar në një aeroport të Moskës pasi arriti nga Gjermania, ku ai u trajtua për helmimin me agjentin nervor Novichok.
Rusia mohon se ka qenë e përfshirë në helmim, por Navalny ka thënë se ky helmim është urdhëruar nga presidenti, Vladimir Putin.
Një gjykatë në Moskë, në muajin shkurt mori vendim se Navalny ka shkelur kushtet e lirimit të tij, lidhur me një rast të mëparshëm për keqpërdorim fondesh. Navalny thotë se ky rast ka qenë i motivuar politikisht. Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim.
Dënimi i Navalnyt nxiti protesta mbarëkombëtare.
Bashkimi Evropian ka thënë se po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Rusisë për shkak të rastit të Navalnyt dhe e ka kritikuar Moskën se nuk ka respektuar një vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që ka kërkuar lirimin e tij. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova