LAJMI I FUNDIT:

Alex Telles infektohet me COVID-19

Alex Telles infektohet me COVID-19

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Alex Telles ka rezultuar pozitiv me coronavirusit e njohur si COVID-19.

Manchester Unitedi mposhti RB Leipzigun me rezultat 5-0 në takimin e Grupit H, duke betonuar pozitën e parë me gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para.

Shënuesit e Unitedit në këtë ndeshje ishin Mason Greenwood (21’), Marcus Rashford (74’, 78’, 90+) dhe Anthony Martial (87’).


Solskjaer pas fitores së thellë ndaj RB Leipzigut: Ishim të shkëlqyeshëm, Rashford ishte fantastik
Lexo po ashtu Solskjaer pas fitores së thellë ndaj RB Leipzigut: Ishim të shkëlqyeshëm, Rashford ishte fantastik

Në këtë ndeshje, Unitedi pati disa mungesa, ku njëra nga to ishte e mbrojtësit të krahut të majtë, Telles, i cili së fundmi ka filluar ta fitojë vendin e titullarit.

Megjithatë, mungesa e tij ishte e arsyeshme pasi braziliani tashmë është i infektuar me COVID-19.

Është trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskajer, i cili ka konfirmuar infektimin e lojtarit, pas ndeshjes me RB Leipzigun.

Njoftimi ka ardhur edhe nga faqja zyrtare e Djajve të Kuq. /Telegrafi/