Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, pretenduan të martohen vitin që lamë pas.

Për shkak të pandemisë coronavirus, atyre iu desh që organizimin ta shtyjnë për tre herë me radhë, shkruan Daily Mail.


Ndërkaq, në një paraqitje në 'The Tonight Show', Alex ka folur më shumë rreth propozimit të tij ndaj artistes.

38186960 0 image a 135 1611040755902

“Ne tentuam dy herë në vitin 2020. I anuluam për shkak të COVID-19. E dini, në basketboll thonë që, hera e tretë është magjepsëse, kështu që po shpresojmë”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, Jennifer është shprehur se ata veçse janë ‘të martuar’, por që ende po presin për kohën e duhur

38186920 0 image a 149 1611041679571

Dyshja përndryshe filluan romancën në shkurt të viti 2017, kurse bënë të ditur fejesën në mars të 2019-tës. /Telegrafi/

Jennifer Lopez Alex Rodriguez