Alex Rodriguez u nis të hënën në Republikën Dominikane për të qenë me të fejuarën Jennifer Lopez, pasi çifti hodhi poshtë thashethemet se ata së fundmi i dhanë fund fejesës së tyre.

Në postimet e bëra në Instagram, A-Rod, 45 vjeç, ndau një klip me pamjen nga ballkoni i tij në Karaibe dhe shkroi: “Gëzuar të hënën. Javë e re. Ditë e Re. Përpara. Mbrapa”.


Ish-lojtari i bejsbollit ka etiketuar edhe Lopez, 51 vjeçe, në postim.

40506976 9365009 image a 10 1615838563127 Alex Rodriguez (Foto: Instagram)

Aktorja ndërkohë ka qenë duke xhiruar filmin e saj të ri “Shotgun Wedding” në Republikën Dominikane.

Raportimet rrodhën të premten se dyshja kishin përfunduar fejesën e tyre dy vjeçare, me spekulime se Alex ka tradhtuar këngëtaren me yllin e “Southern Charm”, Madison LeCroy.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë: 'Ne po punojmë për disa gjëra'.

Po atë ditë, A-Rod u fotografua në Miami dhe u tha gazetarëve se “Nuk është beqar”.

40507178 9365009 image a 11 1615838602134 Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez (Foto: AP)

Një burim pretendoi se çifti kishin pasur disa ‘goditje’ por që nuk u ndanë asnjëherë plotësisht.

“Ata kurrë nuk u ndanë zyrtarisht dhe biseduan për këtë, por janë akoma së bashku”, shtoi burimi.

“Ajo është duke punuar në Republikën Dominikane dhe ai është në Miami kështu që është e vështirë të takohen me njëri-tjetrin sidomos me karantinën dhe COVID-19, por duan të përpiqen të qëndrojnë së bashku”. /Telegrafi/

40507168 9365009 image a 13 1615839708458 Jennifer Lopez (Foto: Instagram)