Alex Rodriguez reagon për martesën e ish-të fejuarës Jennifer Lopez me Ben Affleckun: Uroj më të mirat për të

Alex Rodriguez ka ende dashuri për Jennifer Lopezin.
Atleti në pension tregoi mbështetjen e tij për këngëtaren dhe ish të fejuarën e tij, pas martesës së saj me Ben Affleck.
"Me Jennifer, shiko, ishte një përvojë e mirë", tha ish-lojtari i MLB në episodin e së premtes në “Who’s Talking to Chris Wallace?” kur u pyet për martesën e saj me aktorin pas ndarjes së tyre në vitin 2021.

"I uroj asaj dhe fëmijëve, të cilët janë të zgjuar, të bukur dhe të mrekullueshëm - u uroj atyre më të mirat", vazhdoi Rodriguez.
“Unë do të thosha se jam i kënaqur që nuk do të jem kurrë kandidat presidencial, sepse do të më goditnit me çekan”, përfundoi ai me shaka.
Rodriguez filloi të takohej me këngëtaren e "Let's Get Loud" në 2017, të cilët u fejuan dy vjet më vonë.

Ndërkohë që po bënin plane për martesë, ata përfundimisht i dhanë fund romancës së tyre në vitin 2021.
Lopez më pas vazhdoi me Affleckun, me të cilin ishte fejuar më parë në vitin 2002.

Sa i përket Alex, ai momentalisht është beqar pas ndarjes nga modelja Kathryne Padgett. /Telegrafi/




























































