Ndonëse për mjekët ende nuk flitet për një “bum” rastesh, klima e ngrohtë favorizon shfaqjen e simptomave. Por çfarë ndikon në shfaqjen e alergjisë, simptomat më të cilat shoqërohet dhe si t'i shmangni alergjenët? Janë plot tetë mënyra efikase që këshillojnë ekspertët të publikuara në “Newsweek”. Ja cilat janë ato:
1. Ndryshoni ajrin e shtëpisë tuaj
Mjekët këshillojnë që të pastroni çdo mëngjes ajrin e shtëpisë suaj, duke shmangur kështu alergjenët që mund të ndodhen aty. Sigurisht që polenet janë faktori numër 1 në shfaqjen e alergjisë. Në jo pak rasti është ajri i kondicionuar i përshtatshëm për të pastruar ajrin e dhomës ku ju qëndroni. Mbyllni dritaret për të shmangur ajrin e jashtëm e të ndotur që mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Vetëm nëse keni perde të përshtatshme për të filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur, transmeton Telegrafi.
2. Pastroni shpesh hundët tuaja
Është e nevojshme për të larguar mukusin e tepërt të hundëve sepse në të mund të jenë grumbulluar alergjenë të ndryshëm, që organizmi juaj i nxjerr jashtë. Për të pastruar hundët mund të përdorni ujë të kripur të cilin duhet ta spruconi lehtë në hundë. Kjo të ndihmojë që papastërtitë të shmangen. Nëse ju bezdis uji i kripur përdorni ujë të pastër.
3. Konsumoni ushqime të pasura me Omega-3
Sigurisht që edhe ushqimi që konsumoni ka ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj. Kështu për të shmangur alergjinë konsumoni ushqime të pasura më omega-3. Këto acide gjenden tek peshqit të ngjashëm me salmonin, arrat, lajthitë, farat e lirit e ushqime të tjera. Omega-3 edhe pse nuk është specifike lufton alergjitë nazale.
4. Konsumoni rrepat
Për të trajtuar hundët e bllokuara nga alergjia, konsumoni pak më shpesh se zakonisht rrepat. Po ashtu pjesë e dietës suaj duhet të bëni edhe specat djegës dhe mustardën. Përbërësit e gjendur tek këto ushqime veprojnë ndërmjet tyre natyrshëm, dhe ndihmojnë edhe pse përkohësisht për hundët e bllokuara.
5. Shmangni ushqimet që ju shkaktojnë alergji
Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të shmangur në mënyrë absolute ato ushqime që ju shkaktojnë alergji.
6. Ushtroni aktivitet fizik
Sporti dhe aktiviteti fizik janë gjithmonë të shëndetshëm për organizmin. Ju bën mirë të shëtisni edhe pse mendoni se nëse dilni në ambiente të hapura do të ekspozoheni më tepër ndaj alergjenëve. Pikërisht kjo t’iu ndihmojë që t’i luftoni ato.
7. Mos përjashtoni barërat mjekësore
Studimet e raportuara nga British Medical Journal dhe gazeta të tjera kanë treguar se disa bimë barishtore mund të veprojnë si antihistamina dhe mund të shmangin reaksionet alergjike në organizmin tuaj.
8. Përdorni medikamentet mjekësore
Nëse rastet alergjike janë shumë të shpeshta dhe ju ndjeheni të kërcënuar nga këto shqetësime, duhet t’i drejtoheni mjekut specialist dhe të merrni mjekimet e duhura. Edhe pse për momentin trajtimet nazale janë më efikase dhe më të përdorura, më përpara duhet të konsultoheni me mjekun për të parë se çfarë është më e mira për ju. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj