Ukrainës po i “kërkohet” të kalojë një nga të ashtuquajturat vija të kuqe të presidentit rus Vladimir Putin nga një aleat i NATO-s, ndërsa Kievi po lufton me mungesën e armëve në fushën e betejës.
Putini ka paralajmëruar vazhdimisht vendet e NATO-s se rrezikojnë të zgjerojnë luftën nëse i japin Kievit armë që janë të afta të arrijnë objektivat brenda Rusisë.
Por pavarësisht kërcënimeve, armë të tilla i janë dhënë Ukrainës, pa asnjë shenjë hakmarrjeje nga Putini, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kështu, Finlanda, e cila iu bashkua NATO-s vitin e kaluar, pavarësisht se Putini kundërshtoi zgjerimin e aleancës strategjike dhe përmendi shqetësimet e lidhura me to si arsye për pushtimin e Ukrainës, miratoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 205 milionë dollarësh për Ukrainën në fillim të këtij muaji.
Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, tha në komentet për Kompaninë Finlandeze të Transmetimeve të enjten se Ukraina mund të përdorë armët e ofruara nga Finlanda për të goditur objektivat brenda Rusisë.
Hakkanen vuri në dukje se aleatët e tjerë të Ukrainës kishin ofruar “sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi” dhe ishin brenda të drejtave të tyre për të “specifikuar se si duhet të përdoren”.
Ai më pas i kërkoi Gjermanisë që t’i dërgojë Kievit raketat e saj me rreze të gjatë Taurus “nëse duan të ndihmojnë Ukrainën të fitojë”.
Madje, anëtari i parlamentit finlandez Jukka Kopra thuhet se shkoi një hap më tej, duke thënë se Ukraina “duhet” të përdorë armët e furnizuara nga Finlanda për të sulmuar “objektivat ushtarake në anën ruse”.
“Përndryshe, këto objekte ushtarake do të godasin palën ukrainase”, theksoi Kopra. “Kjo është një luftë mbrojtëse absolutisht ligjore, të cilën po e zhvillon Ukraina. Karta e OKB-së lejon sulmimin e objektivave ushtarakë përtej kufijve tokësorë”.
Ndryshe, Ukraina ka pësuar kohët e fundit një sërë pengesash ushtarake pas një pakësimi të ndihmës nga aleatët perëndimorë.
Humbjet e fundit kanë përfshirë kontrollin e qytetit Dontesk të Avdiivka pas disa muaj luftimesh.
Ndërsa 60 miliardë dollarë ndihma shtesë e SHBA-së mbetet e “bllokuar” në Kongres, disa nga aleatët evropianë të NATO-s të Kievit kanë ofruar së fundmi shuma më të vogla dhe Bashkimi Evropian (BE) njoftoi miratimin e një pakete të re ndihme prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën në fillim të këtij muaji.
Megjithatë, paketa e BE-së është për ndihmën e shpërndarë deri në vitin 2027. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Ontario kërcënon se do të ‘fikë plotësisht energjinë elektrike’ për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Trudeau fshin lotët gjatë fjalimit: Jam shumë krenar për atë që kemi bërë

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa