LAJMI I FUNDIT:

Aleanca Transatlantike dhe Ballkani Perëndimor

Aleanca Transatlantike dhe Ballkani Perëndimor
Ilustrim

Valbona Zeneli
Cameron Munter

“Kthimi” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Evropë është një lajm i mirë për aleancën transatlantike, i cili është themeli më i fortë, mbi të cilin ndërtohet siguria dhe prosperiteti perëndimor. “Aleanca transatlantike është në një pikë kritike”, theksonte Presidenti Joe Biden në fjalën e tij gjatë Konferencës Virtuale të Sigurisë të Mynihut muajin e kaluar, pasi sfidat me të cilat përballet Amerika sot janë më të vështira për t’u trajtuar në një epokë të re të konkurrencës së fuqive të mëdha.

Perëndimi ka një mundësi unike për të hapur një kapitull të ri në forcimin e marrëdhënieve transatlantike, pasi administrata e re e ShBA-së ofron mundësi të reja për të punuar së bashku për të kapërcyer sfidat dhe fërkimet aktuale, duke rinovuar kështu aleancën transatlantike. Me qëllim forcimin e besimit në të dy anët e Atlantikut, konsultimet, koordinimi dhe bashkëpunimi do të marrin përparësi në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë. Çështjet urgjente në tryezë variojnë nga qasjet e përbashkëta transatlantike në lidhje me Kinën dhe Rusinë, taktikat e përbashkëta për riangazhimin në lidhje me çështjen e Iranit, përgjigjet ndaj ndryshimeve klimatike, çështjet e NATO-s, si edhe pandemia e koronavirusit.


Në kuadrin e marrëdhënieve ShBA-BE, marrëdhëniet dypalëshe midis Gjermanisë dhe ShBA-së kanë potencialin të përcaktojnë karakterin dhe substancën e së ardhmes së marrëdhënieve transatlantike. Në këtë kuadër, disa përfaqësues gjermanë nga akademia, ushtria dhe politika, në punimin e tyre “Me shume ambicie, ju lutem” (More Ambition, Please) paraqitën pesë kërkesa thelbësore për një marrëveshje të re midis Gjermanisë dhe ShBA-së me “qëllimin për të forcuar rolin e ShBA-së në Evropë dhe për të propozuar një seri detyrash të reja transatlantike”. Ky “konsensus i ri” përqendrohet në pesë fusha kryesore: Kina, NATO, pandemia e koronavirusit, klima, teknologjia dhe tregtia. Një propozim i gjashtë duhet t’i shtohet kësaj liste: Ballkani Perëndimor, për të arritur qëllimin e një “Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”.

Sigurisht, Ballkani Perëndimor është pjesë e pesë fushave të tjera thelbësore, por roli i tij unik (pjesë e Evropës, por jo ende në BE) e veçon këtë për vëmendje të shtuar. Është e rëndësishme të theksohet se Ballkani Perëndimor nuk është thjesht një temë tjetër që kërkon më vëmendje, ndërsa Administrata Biden përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën. Përkundrazi, zgjidhjet në Ballkanin Perëndimor janë pjesë përbërëse e suksesit të përparësive të tjera në marrëdhëniet transatlantike.

Kjo do të thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të kontribuojnë në zgjidhjet e çështjeve kryesore transnacionale, që nga kontrolli i pandemisë te ndryshimet klimatike, duke shtuar peshën e tyre në përpjekjet multilaterale transatlantike. Vendet e rajonit mund të forcojnë rëndësinë dhe rolin e NATO-s, ndërsa ajo ripërcakton misionet dhe përparësitë e saj. Ato duhet të jenë të përfshira në përpjekjet transatlantike për të adresuar sfidat nga rritja e rolit të Kinës, duke u bazuar në përvojat e tyre në dekadën e fundit me Iniciativën Brez dhe Rruge (BRI) apo “17+1”, që u japin këtyre vendeve njohuri, perspektiva dhe interesa unike. Gjithashtu, ato mund të jenë pjesë e përpjekjeve të BE-së për të aktivizuar përgjigjet e duhura ndaj çështjeve me lidhje me tregtinë dhe teknologjisë, duke dhënë kështu një shtysë të re për të ardhmen e interesave të zgjerimit të BE; dhe ato mund të jenë pjesë e përpjekjeve të BE për të aktivizuar përgjigjet ndaj çështjeve të tregtisë dhe teknologjisë, duke i dhënë kështu një impuls të ri kuptimit dhe të ardhmes së zgjerimit të BE.

Duhet pranuar se vendet e Ballkani Perëndimor nuk janë në gjendje të shkëlqyeshme, pasi po vuajnë rënien më të keqe ekonomike në njëzet vitet e fundit. Pandemia e koronavirusit ka dëmtuar rëndë shëndetin fizik, shoqëror dhe ekonomik të rajonit. Divergjenca ekonomike me Evropën Perëndimore po rritet. Dhjetë vjet më parë, të ardhurat mesatare për frymë të rajonit përbënin 15 për qind të mesatares së BE-së për frymë. Sot, përbën vetëm 14 për qind të tyre. Ndërsa qeveritë e rajonit kanë miratuar masa emergjente dhe paketa mbështetjeje ekonomike, shkalla e sfidave sigurisht ka tejkaluar kapacitetet e tyre kombëtare.

Vendet e rajonit janë në situata të pafavorshme krahasuar me vendet e BE-së, në aftësinë e tyre për t’u marrë me krizat konvergjuese ekonomike dhe sociale, për shkak të mungesës së fondeve dhe aftësive. Fatkeqësisht, kjo situatë do të ndikojë në ritmin e reformave ekonomike, demokratike dhe sociale; të gjitha kritike për integrimin në BE. Procesi aktual i integrimit në BE ka ngecur. Pandemia i ka përkeqësuar gjërat, duke nënvizuar mangësitë e politikës së BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, si dhe divergjencën ekonomike dhe politike të këtij të fundit nga standardet e BE-së, pasi kriza e vitit 2020 ka favorizuar “liderë të fortë”, të tërhequr gjithnjë e më shumë nga modelet kineze dhe ruse të kapitalizmit autoritar. Por edhe një herë, në vend që vendet e rajonit kandidate për anëtarësim në BE të shihen si një tjetër problem në listën e gjatë të problemeve të BE-së, komuniteti transatlantik duhet të shfrytëzojë interesat dhe përvojën e Ballkanit Perëndimor për të adresuar të ardhmen e vet.

Vetëm në këtë mënyrë, do t’i jepet një peshë dhe rendësi e re atraktivitetit të integrimit në BE në këto kohe të reja që po jetojmë dhe, si rezultat, forcimit të peshës së komunitetit të përbashkët perëndimor. Integrimi evropian dhe bashkëpunimi transatlantik janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme – dy anë të së njëjtës medalje. Kjo është gjithashtu qendra e gravitetit për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Pas Luftës së Dytë Botërore, prania dhe angazhimi i ShBA-së si një fuqi evropiane, siguroi paqen dhe stabilitetin në kontinentin Evropian dhe krijoi kushtet për integrimin dhe prosperitetin e tij. Në vitet 1990, roli i ShBA-së ishte i domosdoshëm për sjelljen e paqes në Ballkan pas shpërbërjes së përgjakshme të ishJugosllavisë. Sot, “çështjet e hapura në Ballkan” dhe integrimi Euro-Atlantik i rajonit mund të arrihen vetëm përmes një qasjeje transatlantike. Një strategji e përbashkët gjermano-amerikane drejt Ballkanit Perëndimor Marrëdhënia e gjatë e Presidentit Biden me Ballkanin duhet të lehtësojë rrugën për rikthimin e transatlantizmit dhe rindezjen e përpjekjeve të përbashkëta në integrimin euroatlantik të rajonit.

Qasja e re transatlantike ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të përqendrohet në vlerat thelbësore demokratike. Duke marrë parasysh shumë sfida, me të cilat përballen ShBA dhe BE në epokën e re të konkurrencës së fuqive të mëdha, suksesi në Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm një detyrë krejtësisht e arritshme, por edhe një test i rëndësishëm për të ardhmen e integrimit evropian. Një strategji e përbashkët transatlantike, e fokusuar në marrëdhëniet gjermano-amerikane si shtylla kurrizore e kësaj aleance, duhet të përqendrohet në fushat kryesore: integrimi euro-atlantik i rajonit, zgjidhja e çështjeve dypalëshe, resilienca, Kina, zhvillimi ekonomik dhe siguria energjetike. partneritetit transatlantik në lidhje me shqyrtimin e Investimeve të Huaja direkte, të cilat duhet të shtrihen përtej BE-së, për të lejuar një optikë më të mirë në lidhje me strategjinë e investimeve dhe ndikimit të Kinës përmes platformave të saj BRI dhe “17+1”.

Ne nuk duhet të vazhdojmë ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një çmim që njëra palë apo tjetra do të fitojë. Përkundrazi, përparësia e madhe e një qasjeje të përbashkët perëndimore është se ne mund ta sjellim Ballkanin Perëndimor në strategjinë tonë në lidhje Kinën. Me fjalë të tjera, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si partnerë në këtë dhe kështu edhe ata do të përgjigjen, duke vepruar si partnerë. Nevojitet një angazhim më i fortë transatlantik për të ndërtuar qëndrueshmëri në rajon ndaj ndikimit kinez dhe për të kundërshtuar narrativat propagandistike, veçanërisht për të mbështetur dimensionin demokratik. Përfundimi: bëj aleatët e Ballkanit Perëndimor jo objekte në këtë përpjekje. Më gjerë, teknologjia dhe tregtia ofrojnë të njëjtën mundësi. Në të dyja anët e Atlantikut, duhet të përqendrohemi në talentin njerëzor, duke promovuar tregtinë e lirë dhe inovacionin, ndërsa trajtojmë deficitet e larta sovrane dhe sfidat e sigurisë globale.

Një strategji e tillë duhet të drejtohet drejt gjallërimit të konkurrencës së Perëndimit dhe promovimit të kushteve që ShBA dhe BE të drejtojnë në një treg të bazuar në “vlera”. Në këtë kuadër, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të vendeve që aktualisht janë vulnerabël nga ndikimet kursive ekonomike të lojtarëve të rinj. Hendeku ekonomik dhe infrastrukturor i rajonit me BE-në duhet ta vendosë lart në prioritet e axhendës transatlantike çështjet e interkonsionit së Ballkanit Perëndimor me BE-në, përsëri, jo thjesht sepse është një “problem”, por sepse ofron zgjidhje të vlefshme për të gjithë. Rajoni duhet të përfshihet në Nismën e Tri Deteve (3 Seas Initiative) të udhëhequr nga Uashingtoni dhe projektet e reja të lidhjes së infrastrukturës, të mbështetura përmes Korporatës Financiare të Zhvillimit, Bankës EXIM të ShBA-së, në bashkëpunim me planet e investimeve të BE dhe Procesin e Berlinit.

Më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet rajonit kur bëhet fjalë për “near-shoring” dhe prodhimin e mallrave kritike brenda ekonomisë transatlantike, me qëllim diversifikimin e rrjeteve të prodhimit për të zvogëluar varësinë e tepërt nga Kina. Kjo pikëpamje do të ofrojë investime kosto-efektive në rajon në planin afatgjatë, duke siguruar kështu siguri dhe prosperitet brenda komunitetit. Në të gjitha këto fusha, ballafaqimi me Ballkanin Perëndimor nuk është një çështje e vendosjes së një problemi tjetër në listën e gjatë të sfidave të përbashkëta për Evropën dhe Amerikën. Kjo listë është tashmë shumë e gjatë. Përfitimi duhet të jetë në krijimin e hapësirës që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e zgjidhjes së përbashkët që ne kërkojmë në të dyja anët e Atlantikut.

Sigurisht, por kjo qasje do të kërkojë disa ndryshime në “të menduarit” e atyre në rajon që kanë kaluar pjesën më të mirë të tri dekadave të fundit duke agonizuar mbi elementet e brendshme që i mbajnë larg, dhe kështu të paaftë të bashkohen me pjesën tjetër të botës perëndimore. Por, nëse Ballkani Perëndimor do të marrë vendin e tij të duhur në komunitetin Euro-Atlantik, atëherë Evropa dhe Amerika duhet t’i ftojnë ata të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve globale dhe të përbashkëta të Euro-Atlantikut. /The National Interest/

(Valbona Zeneli është profesoreshë dhe drejtoreshë e Departamentit të Iniciativave Strategjike në Qendrën Evropiane të Studimeve të Sigurisë, George C. Marshall (Marshall Center). Ambasadori Cameron Munter është diplomat dhe akademik amerikan. Ai ka shërbyer si ambasador i ShBA-së në Serbi dhe Pakistan, si edhe Drejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Ky artikull reflekton pikëpamjet e autorëve dhe jo domosdoshmërisht pozicionin apo politiken zyrtare të “Marshall Center”, të Departamentit të Mbrojtjes dhe qeverive të ShBA-së dhe Gjermanisë)