LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për shqiptarët sot në takim me LSDM-në

Aleanca për shqiptarët sot në takim me LSDM-në

Ashtu siç informoi Telegrafi Maqedoni nga burime të Aleancës, sot do të takohet me LSDM-në, njofton Telegrafi Maqedoni.

LSDM dhe ApSH do të takohen për propozim ligjin e gjuhës shqipe. Për dallim nga BDI, nënshkrimet e tyre janë të garantyar edhe pa ndonjë marrëveshje të precizuar me LSDM-në.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk kanë pranuar që të ulen në bisedime me OBRM-PDUKM-në dhe se në javën e ardhshme do të dihet më shumë rreth koalicionit për qeverinë e re të Maqedonisë.


”Do të bisedojmë për nënshkrimet dhe platformën” thonë nga Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/