Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e tregtarëve të tregut të gjelbër
Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “kjo qeveri është shumë efikase kur rrit obligimet e qytetarëve dhe rrit çmimet për ta, por është shumë joefikase dhe neglizhente në përmbushjen e premtimeve që vet ndër vite i kanë bërë para qytetarëve”.
“Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e tregtarëve të tregut të gjelbër, dhe kërkojmë nga ndërmarrja Tregu i Shkupit të ndalojë me masat dëmprurëse për këta tregtarë që kanë vendosur që në mënyrë të ndershme të fitojnë bukën e gojës”, shprehen nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Aleancës për Shqiptarët, në vend se të rriten çmimet për qira, më mirë le të përfundojnë projektin që e kanë premtuar që nga viti 2012.
“Programi zgjedhor i BDI-së i vitit 2013 parashihte rindërtim të tërësishëm të Bit Pazarit, si një projekt kapital shumë i rëndësishëm. Që atëherë e deri tani tregtarët e Bit Pazarit me qindra herë janë manipuluar me datat e realizimit të projektit. Jemi në vitin 2019 dhe projekti i premtuar tashmë 7 vite ende as nuk është afër përfundimit. Si duket BDI-së në programin zgjedhor të prillit do t’i duhet ky projekt si një vegël tjetër premtuese për përfitim të votave”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Nga kjo parti shtojnë se kjo ndërmarrje është e obliguar për rindërtimin e objektit të Bit Pazarit dhe e njëjta nuk duhet të ndihmojë partitë politike të përfitojnë nga ky rast.
“Aleanca për Shqiptarët, reagon ashpër ndaj kësaj rritjeje të çmimeve si dhe ndaj presionit dhe mos lejimit të shprehjes së vullnetit të tregtarëve nëpërmjet një forme demokratike siç është greva. Ndikimi i ndërmarrjes Tregu i Shkupit është shkelje e të drejtave njerëzore”, thuhet në fund të kumtesës së ASH-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri