Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 21-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Albion Rrahmani.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Shyqeri Salihu, Bujar Asllani dhe Berat Berisha.
Sulmuesi i portokallezinjve po kalon në formë të shkëlqyeshme në fillim të stinorit pranveror dhe ka qenë përcaktues në tri fitoret radhazi të kampionëve në fuqi. Ai e fitoi këtë çmim edhe në javën e 19-të, kur shënoi “Het-Trik”. Ndërkaq, këtë mesjavë, Albion Rrahmani , me golin e tij në minutën e 88-të e ndihmoi Ballkanin të realizojë fitore ndaj Trepçës’89 në Mitrovicë (1:0).
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Ballkani e dorëzoi Arianit Bobaj, menaxheri i marketingut në Albi Commerce dhe Albi Market.
Forma nëpër të cilën po kalon dhe rikthimi për ta marrë çmimin e më të mirit të javës, brenda pak ditësh për herë të dytë, ka bërë që Albioni të ndihet tejet i lumtur e krenar, por edhe modest. Ai premton se do të vazhdojë të punojë maksimalisht për ta mbajtur këtë formë sa më gjatë dhe ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave të këtij edicioni.
“I kam premtuar vetes që do të jap maksimumin çdo xhiro për të ndihmuar ekipin drejt objektivit të mbrojtjes së titullit dhe më gëzon fakti që po rikthehem për ta marrë këtë shpërblim si më i miri i javës. Gjithmonë them se të shpallesh më i miri i javës nuk është vetëm për meritë të punës time, por këtu më ndihmojnë shumë edhe bashkëlojtarët dhe shtabi teknik, të cilëve u jam mirënjohës. Do të vazhdoj punën time nga ndeshja në ndeshje dhe shpresoj që në fund të jem golashënuesi më i mirë në Superligë dhe Ballkani të jetë sërish kampion”, ka theksuar Rrahmani për faqen zyrtare të FFK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

Manaj humb ndjenjat në fushë, largohet me ambulancë nga fusha

Bayerni vendos për shitjen e një ylli për të financuar transferimin e Florian Wirtz

Magomed Ankalaev kampion i ri në UFC, mposht Alex Pereiran

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja