LAJMI I FUNDIT:

Albion Rrahmani i lumtur me golin pas rikthimit, trajneri i tij tregon pse luajti vetëm 45 minuta

Albion Rrahmani i lumtur me golin pas rikthimit, trajneri i tij tregon pse luajti vetëm 45 minuta

Albion Rrahmani të martën shënoi gol në fitoren e Sparta Pragës ndaj Duklas me rezultat 3-0, në ndeshjen e vlefshme për Kupë të Çekisë. 

Sulmuesi i Kosovës që u kthye nga lëndimi luajti vetëm në pjesën e parë. 

Para ndeshjes ishte caktuar që Rrahmani të luante vetëm në pjesën e parë, ku pastaj u zëvendësua nga Ermal Krasniqi. 


Për Rrahmanin ishte ndeshja e katërt pas kthimit nga lëndimi që e mbajti jashtë për afro një muaj. 

Ai u shpreh i lumtur për golat e tij deri tani në Kupën e Çekisë, ndërsa kërkon të vazhdojë të ndihmojë ekipin.  

“Dy gola në dy ndeshje të Kupës, kjo është diçka e bukur. Shpresoj të vazhdoj përpara dhe rrjedhimisht ta ndihmoj ekipin”, deklaroi ai.

24-vjeçari i ka katër gola në kampionat dhe dy në kupë, ndërsa trajneri i tij Friis e konfirmoi se gradualisht sulmuesi po kthehet në formë.  

“Ai bëri punë shumë të mirë. Ne e nxorëm pas pjesës së parë, pasi po i japim gradualisht hapësirë pas lëndimit. E kemi ditur para ndeshjes se do të zëvendësohet”, ka thënë trajneri i Spartës, Lars Friis. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Liga e Kampionëve
Shtatë fjalët që Bukayo Saka i tha Declan Rice para golit të parë nga goditja e lirë që ndryshuan gjithçka

Shtatë fjalët që Bukayo Saka i tha Declan Rice para golit të parë nga goditja e lirë që ndryshuan gjithçka

Liga e Kampionëve
“Një tjetër projekt i madh po bëhet realitet”, Ministri Hajrulla Çeku njofton për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës

“Një tjetër projekt i madh po bëhet realitet”, Ministri Hajrulla Çeku njofton për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës

Sport vendor
Ancelotti komenton humbjen turpëruese të Real Madridit ndaj Arsenalit

Ancelotti komenton humbjen turpëruese të Real Madridit ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Gjesti i Lucas Vaqzues për tifozët e Real Madridit në Londër ndez ndeshjen e kthimit

Gjesti i Lucas Vaqzues për tifozët e Real Madridit në Londër ndez ndeshjen e kthimit

Liga e Kampionëve
Arsenali do të sakrifikojë tre lojtarë për të blerë yje të rinj

Arsenali do të sakrifikojë tre lojtarë për të blerë yje të rinj

Premier League
Kalo në kategori