Albin Tahiri: Jam krenar që barta flamurin e Kosovës (Video)

292:"PYEONGCHANG-GUN, SOUTH KOREA - FEBRUARY 09: Flag bearer Albin Tahiri of Kosovo leads the team during the Opening Ceremony of the PyeongChang 2018 Winter Olympic Games at PyeongChang Olympic Stadium on February 9, 2018 in Pyeongchang-gun, South Korea. (Photo by Ronald Martinez/Getty Images) 12:"Getty Images
Sot, janë hapur Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang të Koresë së Jugut.
Për herë të parë në këto lojëra ka marr pjesë edhe Kosova, e cila përfaqësohet me një sportist.
Albin Tahiri ka bartur flamurin e shtetit tonë gjatë parakalimit të vendeve në stadiumin e qytetit korean.
Skiatori 28-vjeçar ka folur për herë të parë rreth emocioneve për bartjen e flamurit të Kosovës.
"Jam shumë krenar që bëmë histori. Unë kam bartur flamurin e Kosovës me shumë respekt. I falënderoj të gjithë për ndihmën", ka thënë shkurt skiatori.
Theksojmë se Albini garën e parë do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë në ski.
Ndryshe, edhe Shqipëria ka parakaluar me sportistët e vetë në ditët e sotme në PyeongChang. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































