Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së dytë që janë në program për tu zhvilluar.

Ditën e sotme (e shtunë) do të zhvillohen dy takime, derisa tri të tjera luhen nesër (e diel).


Pas barazimit në xhiron e parë në udhëtim te Trepça '89, Drita pret Dukagjinin në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

275672671 368442555286656 6671518739178902001 n

Gjilanasit kërkojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit xhiron e parë, derisa klinasit u mposhtën në shtëpi nga Prishtina dhe kërkojnë pikët e para në sezonin e ri.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Podujevë, ku Llapi do të pres Trepçën '89.

Llapjanët fituan takimin e parë 1-0 ndaj Drenicës, derisa 89-shi luajti baras 2-2 me Dritën.

Kjo përballje pritet të jetë shumë interesante, pasi sa herë janë takuar dy ekipet ndeshjet e bukura nuk kanë munguar. /Telegrafi/ ALBI Superliga e Kosovës: E shtunë 17:00 Drita - Dukagjini

17:00 Llapi - Trepça '89

telegrafi sport app