Kanë përfunduar pesë ndeshjet e xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës me disa rezultatet mjaftë interesante.

Ferizaj dhe Trepça '89 shënuan fitoret e para këtë kampionat, derisa Drita mposhti kampionin në fuqi Ballkanin në udhëtim 0-2.


Malisheva luajti baras me Dukagjinin 1-1, ku me të njëjtin rezultat u ndanë në paqe edhe Gjilani dhe Prishtina.

Drita Gjilani 1

Por nuk do të humbet shumë kohë dhe xhiro e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të zhvillohet në mesjavë.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në derbi e madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit, që zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Kjo sfidë zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Drita Gjilani 6

Në të njëjtën ditë dhe të njëjtën orë zhvillohet edhe dueli mes Prishtinës dhe Malishevës.

E paraparë ishte të zhvillohej edhe ndeshja Llapi - Ballkani, por për shkak se kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në Ligën e Evropës kjo ndeshje është shtyrë.

Të enjten në program janë edhe dy sfida të tjera për tu zhvilluar, Trepça '89 - Ferizaj dhe Dukagjini - Drenica.

Orari i xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë:E mërkure , 14.09.2022 15:00 Drita – Gjilani
Llapi – Ballkani (shtyhet për një tjetër datë për shkak se suharekasit do të luajnë në Ligën e Evropës) 15:00 Prishtina – Malisheva

E enjte, 15.09.2022 15:00 Trepça’89 – Ferizaj
15:00 Dukagjini- Drenica /Telegrafi/