Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi, ashtu si shumë kolegë të tij po përjeton një “verë të humbur” nga ana profesionale për shkak të COVID-19.

Situata e krijuar nga pandemia globale ka pamundësuar mbajtjen e koncerteve, dasmave dhe ahengjeve, të cilat janë burim i të ardhurave për shumë prej këngëtarëve shqiptarë.


Sido që të jetë, këtë periudhë qetësie dhe pushimi, Albatriti duket se ka vendosur që ta kalojë pranë më të dashurve të tij.

Së fundmi, ai së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët kanë vendosur që së bashku të shijojnë disa ditë të mira pushimi.

bebebebe

Ata kanë zgjedhur bregdetin e Shqipërisë, për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive larg përditshmërisë së zakonshme.

Ka qenë bashkëshortja e Albatritit, Egzona, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe nga momentet e lumtura që çifti po kalojnë së bashku në shoqëri të njëri-tjetrit.

egzona.muqiqi 108226490 2753001631597097 1153654172587269115 n

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë e tyre në çift. /Telegrafi/