“Jam kundër luftës (në Ukrainë) dhe kjo luftë nuk duhet përkrahur, sepse është luftë kriminale”.
Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, albanologu rus Alexander Rusakov, profesor në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shën Petërburgut.
Ai tha se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij, të cilin e kishte shprehur në një bisedë më 3 mars të këtij viti për Radion Evropa e Lirë, ku e cilësoi fillimin e pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt, si luftë kriminale të Qeverisë ruse.
Pak ditë pas asaj deklarate, ai është larguar nga Rusia dhe ka kërkuar leje-qëndrim në Shqipëri, e cila ia ka ofruar atë. Tani, ai është duke punuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Radio Evropa e Lirë bisedoi sërish me albanologun Rusakov, më 22 gusht. Ai tha se aktualisht po qëndron në Romë, për disa ditë, dhe në fund të muajit gusht do të kthehet në Tiranë.
“Tani unë po jetoj në Shqipëri dhe kam leje-qëndrimi në këtë vend për një vit. Nuk është një lloj i strehimit në kuptimin e ngushtë të fjalës. Por, unë tani preferoj të jetoj në Shqipëri, sepse unë nuk e përkrah këtë luftë (pushtimin rus në Ukrainë) dhe këtë politikë që tani ne e shohim në Rusi. Prandaj, preferoj të jetoj jashtë saj”, tha Rusakov.
Ai shtoi se pushtimi rus i Ukrainës i ka ndarë edhe intelektualet rusë, në ata që përkrahin ose kundërshtojnë këtë pushtim.
“Lufta u bë edhe më shumë kriminale”
Albanologu Rusakov tha se nuk i takon botës politike, por asaj akademike dhe nga kjo pozitë e shpreh qëndrimin e tij kundër pushtimit rus të Ukrainës, i cili më 24 gusht shënoi gjashtë muaj prej kur ka nisur. Për më shumë, sipas tij, zhvillimi i ngjarjeve në Ukrainë gjatë këtyre gjashtë muajve, ia ka përforcuar bindjen që ka shprehur në fillim të marsit.
“Po, po… kam po atë qëndrim dhe më duket se ajo (lufta) u bë edhe më kriminale, sepse ndoshta sasia e krimeve që ishin bërë gjatë kësaj lufte, u zmadhua edhe më shumë, në krahasim me situatën në fillimin e marsit”, theksoi Rusakov.
Disident apo vetëm një kundërshtar i luftës?
Që nga largimi i tij në mars të këtij viti, Rusakov më nuk është kthyer asnjëherë në Rusi dhe tha se nuk do të shkojë atje as në muajt e afërt, sepse, sipas tij, nuk mendon se politika në Rusi do të ndryshojë aq shpejt.
Por, a e sheh veten Rusakov si një disident?
“Nuk e di, sepse politika e brendshme në Rusi është shumë e ndërlikuar dhe unë e di që shumë njerëz që jetojnë tani jashtë shtetit, po vazhdojnë të japin mësim. Situata ndoshta do të ndryshojë dhe do të bëhet edhe më keq, por tani ajo akoma nuk është e tillë sikurse në kohën e Bashkimit Sovjetik, kur largimi nga Bashkimi Sovjetik ishte një lloj vdekjeje politike për njeriun”, u shpreh Rusakov.
Ai shtoi se, të paktën deri më tash, familja e tij në Shën Petërburg, nuk ka vuajtur ndonjë pasojë nga shteti, për shkak të qëndrimeve të tij të deklaruara publikisht kundër politikës së Kremlinit dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Por, sipas tij, shtëpitë e disa intelektualëve, të cilët tashmë kanë braktisur Rusinë, janë bastisur nga policia e atjeshme. Siç tha ai, represaliet e shtetit ndaj kundërshtarëve të luftës në Ukrainë, tash për tash, nuk kanë karakter shumë masiv.
Mësimdhënia e ndërlikuar
Albanologu Rusakov nuk i ka shkëputur të gjitha lidhjet profesionale me institucionet arsimore të Rusisë, përkatësisht me Universitetin e Shën Petërburgut. Në këtë pikë, siç tha ai, situata është ndërlikuar, sepse ai nuk dëshiron që të rrezikojë ndërprerjen e ligjëratave që janë të nevojshme për studentët që studiojnë në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shën Petërburgut.
“Nëse do të jetë e mundur kjo… Tani duket se do të jetë e mundshme që të vazhdoj të lexoj ca ligjërata në disa kurse në Degën e Gjuhës Shqipe në Petërburg, sepse për mua, Dega e Gjuhës Shqipe është një institucion shumë i rëndësishëm dhe nuk dua të shkaktoj situatën e ndërprerjes së mësimeve”, tha ai.
Megjithatë, Rusakov, i cili për shumë vite ka marrë pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në edicionin e 40- të, që po mbahet aktualisht në Prishtinë, ka munguar.
Organizuesit e seminarit i thanë Radios Evropa e Lirë se paraprakisht kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të marrin instruksione lidhur me atë nëse duhet të lejohen të marrin pjesë në seminar shtetasit e Rusisë, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas tyre, instruksionet nga autoritetet e vendit ishin kërkuar për shkak se disa shtete të tjera të Evropës kanë pezulluar pjesëmarrjen e shkollarëve dhe studentëve rusë në aktivitete të ndryshme.
Organizatorët thanë se autoritetet e Kosovës janë vonuar të japin dritën e gjelbër për ardhjen e albanologëve rusë dhe përgjigja pozitive u kishte ardhur në ditën kur seminari kishte nisur, më 15 gusht.
Rusakov tha se kjo bëri që të mos mund të planifikonte ardhjen në Prishtinë, ndonëse kishte ftesën nga organizatorët e seminarit. Por, ai tha se ka shumë miq në Prishtinë dhe këto lidhje miqësore janë shumë të qëndrueshme dhe të rëndësishme për të.
Marrë parasysh që tani jeton në Tiranë, ai tha se shpreson se së shpejti do ta vizitojë Prishtinën.
Që nga 24 shkurti, 5.587 civilë janë regjistruar si të vrarë dhe 7.890 si të plagosur, megjithëse numri i viktimave supozohet të jetë shumë më i lartë, sipas Komisionarit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri