Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë, këngëtari Alban Skënderaj ka publikuar projektin e tij muzikor, i cili njëherësh është më i preferuari për të këtë vit.
“Lea” mban titullin kjo këngë e veçantë, e cila i dedikohet fuqisë njerëzore për t’i përballuar sfidat e jetës me një buzëqeshje, e në rastin konkret këtë e bën në këngën dhe klipin e ri të Albanit, një vajzë e quajtur Lea.
Muzika dhe teksti janë punuar nga vet Alban Skënderaj, ndërsa orkestrimi është realizuar po ashtu nga Albani në bashkëpunim me Lorenc Aliajn.
“Lea” është publikuar në YouTube edhe me klip, i cili është xhiruar në Kosovë dhe Shqipëri.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Prishtina, Imagine Films.
Albani njihet për këngët e tij të këndshme dhe me mesazhe sensibilizuese, dhe e tillë duket të jetë edhe kënga e radhës.
Në klipin e këngës, këngëtari Skënderaj shfaqet vetëm në një sekuencë me bashkëshorten e tij, këngëtaren Miriam Cani. /Telegrafi/