Alba Pollozhani 'shpërthen' ndaj Ludo Lee pasi tha se ka qenë e dashuruar me të

Një përplasje e madhe ka ndodhur së fundmi mes Alba Pollozhanit dhe Ludo Lee-së.
Ky i fundit i tha Albës se ka pasur pëlqim për të në fillim dhe se ka qenë e dashuruar.
"Dy javët e para po. Ke qenë e dashuruar me mua", u shpreh ai.

Kjo mjaftoi që banorja të shpërthente kundrejt tij, duke hedhur akuza për të.
"Si paskam pasur pëlqim romantik për ty, si ma keqpërdor situatën këtu. Ç'njerëzor, kurrë mos më fol më", iu drejtua ajo.
Stilisti në anën tjetër ia ktheu: "Iluzioni që ka pasur ndaj meje ka qenë më i butë sikur e ka ndaj Limit".
Kjo gjë e bëri nervoz Albën marrë parasysh pëlqimin e saj ndaj Lim Hotit, i cili po ashtu ndodhet në shtëpi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
6 hours ago
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































