LAJMI I FUNDIT:

Alba nuk i trembet zërave për transferimin e Hernandezit

Alba nuk i trembet zërave për transferimin e Hernandezit

Jordi Alba është i bindur se do të qëndrojë në Barcelonë, pavarësisht zhurmave që lidhin klubin me një lëvizje për mbrojtësin e Atletico Madridit, Theo Hernandez.

Hernandez, 19 vjeç, ka impresionuar me huazimin e tij në Deportivo Alaves këtë sezon, duke nxitur spekulimet që e lidhin atë me Liverpoolin, Real Madridin dhe Barcën.

Barcelona ofron Alban plus të holla për Hernandezin
Lexo po ashtu Barcelona ofron Alban plus të holla për Hernandezin

Përkundër potencialit që po përballet me konkurrencë më të fortë për në sezonin e ardhshëm, Alba është nën kontratë në Camp Nou deri në qershor 2020 dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vendi i tij në ekipin e parë pa luftë.


“Nëse klubi dëshiron që unë të qëndroj,  do të doja, unë dua të qëndroj [në] Barcelonë”, ka thënë fillimisht Alba në një ngjarje të Adidasit të enjten, përcjell Telegrafi.

“Jam i kënaqur me minutat që kam luajtur këtë sezon, ndihem krenar [të jem] duke luajtur në shtëpi”, shtoi katalanasi 28-vjeçar, i cili u zhvillua në akademinë e Barcelonës por u detyrua të provonte veten në Valencia para rikthimi në klubin e fëmijërisë.

Alba dëshiron të qëndrojë te Barca për shumë vite
Lexo po ashtu Alba dëshiron të qëndrojë te Barca për shumë vite

“Ju mund të dëgjoni për Theo Hernandez dhe [do të ketë] emra të tjerë javët e ardhshme, por unë jam krenar për të qenë këtu”.

“Nuk ka rëndësi se çfarë mendoj për trajnerin e ardhshëm, ne lojtarët nuk vendosim, është presidenti, menaxheri dhe vendimi i bordit të drejtorëve. [Por] preferoj të luaj me katër mbrojtës”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori