LAJMI I FUNDIT:

Alaudini tregon se si mund të krijoni përmbajtje që tërheq vëmendje në rrjetet sociale

Alaudini tregon se si mund të krijoni përmbajtje që tërheq vëmendje në rrjetet sociale

Youtuberi Alaudin Mustafa nga Shkupi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, ku kemi diskutuar për trendet e reja në rrjetet sociale dhe mënyrën se si krijohet përmbajtje që tërheq vëmendje, e cila pastaj edhe mund të monetizohet dhe prej saj të fitohet. 

Mustafa ka treguar se sfidat e tij janë kahëzuar, nga vlogat tashmë është duke krijuar edhe një podcast për përmbajtje më serioze. 


“Kohën e fundit kam pasur konsultime me shumë njerëz të cilët më kanë sugjeruar që të ndrroj imazhin tim. Më herët vlogat kanë qenë për më të rinjtë, dhe ndonjëherë nuk kishte përmbajtje serioze. Tashmë që e bëj podcastin ka kahje ndryshe nga aktiviteti im deri tani. E kam vërrejt se ndjehem mirë në këtë edicion të podcastit pasi vijnë mysafir të rinj dhe mësoj nga ta, por edhe publika ime mëson nga ta” tha mes tjerash Mustafa.

Kur u pyet se si do ta organizonte jetën nëse do të lindte edhe një herë, ai tha se kjo është një pyetje që nuk e ka menduar shumë, por nuk do të ishte bërë basketbollist.

“Një që nuk do ta kisha bërë edhe një herë është se nuk do të isha bërë basketbollist pasi si i tillë nuk mu pagua mundi. Gjithë ai mund dhe energji së bashku me motivim, mbaroi shumë keq. Nga basketbolli kam marr kam fituar aq sa nga Youtube mu deshën dy muaj” tha mes tjerash Mustafa.

“Më herët kam fituar pak nga Youtube dhe kjo ka qenë në fillimet e hershme ku CPM ka qenë 0,015 por tash ka mbrri diku mbi 1.5 dollarë për CPM dhe kjo më jep idenë se ka të ardhme Youtube për krijuesit e përmbajtjes në Youtube” tha Mustafa, i cili shtoi se nuk është ky kulmi i rrjeteve sociale pasi në të ardhmen të gjithë do krijojnë përmbajtje dhe do dallohen krijuesit nga kualiteti.

Për më shumë, ndiqeni PodGo me Alaudin Mustafan i cili ndjeket nga të rinjtë për përmbajtjen interesante që e krijon në Youtube, Facebook, Instagram dhe TikTok. /Telegrafi/

*Ky emision mundësohet nga Porsche, KFC, Neotel, CityFashion, Ujë Rugovë, Zgjimi, Uniqa dhe B.Oil