LAJMI I FUNDIT:

Alarmohet Vuçiq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës edhe një lajm i keq për Serbinë

Alarmohet Vuçiq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës edhe një lajm i keq për Serbinë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur lajm të keq mos heqjen e taksave ndaj mallrave serbe derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe paralajmërimin për formimin e ushtrisë, që sipas tij, është sinjal i një katastrofe.

“Jam shumë i shqetësuar nga fakti se autoritetet shqiptare nuk duan të dëgjojnë për heqjen e taksave kundër Republikës së Serbisë dhe ata vunë në dukje se këto taksa do të vazhdojnë derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Një tjetër lajm i keq është se shqiptarët njoftuan për formimin e Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor, në kundërshtim me Kushtetutën dhe marrëveshjen me NATO-n”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo sjell rrezik për Serbinë, transmeton KP.

“Synimi dhe dëshira e tyre është shumë e rrezikshme për ne dhe na çon në aktin përfundimtar. Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Me Serbinë nuk flitet kështu”, tha Vuçiq.


Sipas tij, veprimet e Prishtinës janë të papërgjegjshme, të papërgjegjshme dhe çojnë në rrezik më të madh.

“Nuk dua të them fjalën se çfarë është qëllimi i tyre, por kam frikë se do të na sjellin para aktit të kryer”, tha ai.

Vuçiq tha se ngritja e taksave ndaj mallrave serbe do të ndikojë në Serbi, por jo në mënyrë dramatike.

“Duart tona nuk do të jenë të lidhura, por ne vazhdojmë të luftojmë për paqen, duke u shpjeguar të gjithëve se cili është qëllimi i shqiptarëve dhe të jemi me njerëzit tanë”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori