Mediat serbe janë alarmuar nga pjesëmarrja e Ushtrisë së Kosovës në stërvitjen e NATO-s “Immediate Response 19”, nikoqire e së cilës është Kroacia.
Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan se ftesa për pjesëmarrje Ushtrisë së Kosovës i është dërguar nga selia e Aleancës Veriatlantike në Evropë, kurse ushtrimi është i koordinuar nga komanda e e forcave të SHBA-së në Evropë.
Sipas kësaj gazete, nuk është bërë e ditur se në bazë të cilave kritere janë ftuar pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës në këtë stërvitje, por, sipas tyre “jo zyrtarisht thuhet se kjo ishte dëshirë e amerikanëve”.
“Nga ushtria kroate dje nuk është komentuar pjesëmarrja e ushtarëve të Kosovës, por ata edhe ashtu nuk u kanë dërguar as ftesat forcave të armatosura të vendeve të tjera për pjesëmarrje në stërvitje”, shkruan gazeta, përcjell Telegrafi.
Kroacia gjatë këtij muaji dhe muajin e ardhshëm, do të organizojë tri stërvitje të madhe ushtarake të NATO-s.
“Immediate Response 19″,” Astral Knight 19″ dhe “Swift Response 19” janë emërtimet e stërvitjeve në organizim të Komandës të Forcave Tokësore për Evropë (USEUCOM) që në koordinim me anëtaret e NATO-së dhe vendet partnere do të mbahen në Kroaci, ka njoftuar Ministria Kroate e Mbrojtjes në faqen e saj në internet.
Stërvitja e parë “Immediate Response 19”, me të cilën Ushtria e Kroacisë shënon 10 vjetorin e hyrjes së Kroacisë në NATO, filloi më 10 maj dhe zgjat deri më 6 qershor në territorin e Kroacisë, në hapësirën e Sllovenisë dhe Hungarisë.
Në këtë stërvitje marrin pjesë 1,600 pjesëtarë të forcave të armatosura të Kroacisë, Sllovenisë, Hungarisë, BeH, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, SHBA, Polonisë, Francës, Britanisë, Lituanisë, Maqedonisë së Veriut, Italisë dhe Gjermanisë.
Qëllimi i stërvitjes është ushtrimi i lëvizshmërisë të forcës shumëkombëshe. Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria janë bashkëorganizatore dhe nikoqire të ushtrimit.
Stërvitja e dytë “Astral Knight 19” është ushtrim i forcës ajrore amerikane në Evropë (USAFE) që do të mbahet nga 3 deri 6 qershor, ndërsa më pas mbahet stërvitja “Swift Response 19”, e cila mbahet në Bullgari, Kroaci dhe Rumani, po ashtu gjatë qershorit.
Në këto ushtrime do të marrin pjesë 750 pjesëtarë të Ushtrisë kroate dhe 4,500 pjesëtarë të forcave të armatosura nga vendet aleate dhe partnere, rreth 60 fluturake, mbi 30 helikopterë dhe mbi 800 automjete, ka njoftuar Ministria Kroate e Mbrojtjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë