Alarmi vjen nga Instituti Oqeanografik Spalato, i cili pohon se peshku helmues me lëkurë të argjendtë ka mbërritur në ujërat e detit Adriatik.

Sipas specialistëve, ky peshk është i rrezikshëm për t’u konsumuar nga njeriu, pasi mishi i tij përmban toksina të rrezikshme për njerëzit.


Njëri prej peshkatarëve tha se është i bukur për t’u parë, por jo për t’u ngrënë. Ky lloj peshku që ka mbërritur në brigjet e Italisë, provokon paralizë të sistemit të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojë vdekjen e konsumatorëve.

Prezenca e tij në detin Mesdhe përbën një rrezik të madh për ata që s’e njohin – thonë specialistët. /lapsi.al/

peshku2