Al do të jetë më shumë ndihmë sesa pengesë për të goditur objektivat klimatike, deklaron Bill Gates
Bill Gates ka pohuar se Inteligjenca Artificiale (Al) do të jetë më shumë një ndihmë sesa një pengesë në arritjen e qëllimeve klimatike, pavarësisht shqetësimit në rritje se qendrat e reja të të dhënave mund të mbarojnë furnizimet me energji të gjelbër.
Bashkëthemeluesi i Microsoft tha se Al do t’u mundësojë vendeve të përdorin më pak energji, edhe pse kërkojnë më shumë qendra të dhënash, duke i bërë teknologjinë dhe rrjetet elektrike më efikase.
Gjithashtu, Gates minimizoi frikën mbi ndikimin e Al-së në klimë, mes shqetësimeve në rritje se përparimi teknologjik mund të çojë në një rritje të kërkesës për energji dhe të kërkojë më shumë lëndë djegëse.
Sipas vlerësimeve të Goldman Sachs, një pyetje e drejtuar përmes mjetit chatbot të AI-së ChatGPT ka nevojë për gati 10 herë më shumë energji elektrike për t’u përpunuar sesa një kërkim në Google, që mund të nënkuptojë se emetimet e karbonit nga qendrat e të dhënave dyfishohen.
Gates në një konferencë në Londër të organizuar nga fondi i tij sipërmarrës Breakthrough Energy tha se kompanitë e teknologjisë janë “seriozisht të gatshme” të paguajnë ekstra për të përdorur burime të pastra të energjisë elektrike.
“Kompanitë e teknologjisë janë të gatshme të paguajnë premium dhe të ndihmojnë në rritjen e kapacitetit të energjisë së gjelbër,” shtoi ai.
Bëhet e ditur se Breakthrough Energy ka investuar në më shumë se 100 kompani të përfshira në tranzicionin e energjisë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Gates është gjithashtu një investitor i madh në AI përmes Gates Foundation Trust, i cili investon rreth një të tretën e pasurisë së tij prej 77 miliardë dollarësh në Microsoft.
Nga ana tjetër, Microsoft është investitori më i madh i jashtëm në krijuesin e ChatGPT OpenAI, dhe ka ndërtuar një grup mjetesh AI në sistemin e tij operativ Windows nën markën Copilot.
Por, përdorimi i energjisë në një qendër të dhënash është vetëm një pjesë e shqetësimit për ndikimin e karbonit të AI.
Gates paralajmëroi se pavarësisht përparimeve në AI dhe teknologjinë e energjisë elektrike të gjelbër, bota ka të ngjarë të humbasë objektivat e saj klimatike deri në 15 vjet.
Ai tha se një vonesë në kalimin në energjinë e gjelbër mund të pengojë dekarbonizimin e sektorëve ndotës, duke përfshirë industrinë e rëndë, duke e bërë më të vështirë arritjen e objektivit për të arritur emetimet zero neto.
“Unë shqetësohem, në përgjithësi, se sasia e energjisë elektrike të gjelbër që na nevojitet për tranzicionin nuk do të shfaqet pothuajse aq shpejt sa ne kemi nevojë”, tha Gates.
Ndryshe, paralajmërimi i Gates erdhi një javë pasi një raport global zbuloi se, pavarësisht rritjes rekord të energjisë së rinovueshme në vitin 2023, konsumi i lëndëve djegëse fosile gjithashtu u ngjit në një rekord të ri si rezultat i kërkesës në rritje të vazhdueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij
Meta përditëson udhëzimet për gjuhën e urrejtjes, lejon fyerjen e individëve bazuar në orientimin seksual
Brukseli do të vëzhgojë nëse Musk shkel ligjin e BE-së në transmetim të drejtpërdrejtë me lideren gjermane të së djathtës ekstreme
TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"
Xperia Flex, telefoni i parë i palueshëm nga Sony shfaqet si koncept (Video)
Meta përditëson udhëzimet për gjuhën e urrejtjes, lejon fyerjen e individëve bazuar në orientimin seksual
Starlink edhe në Kosovë - njoftimi i Musk tërheq vëmendje të madhe, arrin 11.5 milionë shikime
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025