LAJMI I FUNDIT:

Al-Khelaifi: Mbappe dhe Neymar janë parisienë dhe do të qëndrojnë përgjithmonë te PSG

Al-Khelaifi: Mbappe dhe Neymar janë parisienë dhe do të qëndrojnë përgjithmonë te PSG

Thashethemet vazhdojnë rreth të ardhmes së dy yjeve të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymar, por presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi është i bindur se ata do të qëndrojnë në kryeqytetin francez.

Në gjendje të mirë shpirtërore pasi rrëzoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve, pronari i PSG-së mendon se asnjëri nga të dy yjet nuk do të largohet.

“Mbappe dhe Neymar janë parisienë dhe ata do të qëndrojnë përgjithmonë në Paris”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për RMC.


Real Madridi i gatshëm të ofrojë 150 milionë për Mbappen
Lexo po ashtu Real Madridi i gatshëm të ofrojë 150 milionë për Mbappen

Është hera e parë në një muaj që presidenti i PSG-së ka folur publikisht për yjet e tij, dhe këtë herë dukej shumë më i sigurt për fatin e tyre.

Duke folur për barazimin 1-1 në Paris, i cili rezervoi vendin e tyre në çerekfinale, Al-Khelaifi ishte i kënaqur.

“Është një nder i madh të jesh në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Unë tashmë kam harruar atë që ndodhi katër vjet më parë”.

“Do të mbetet në histori, por ne kemi luajtur dhe kemi eliminuar një ekip të shkëlqyeshëm të Barcelonës. Ne jemi në tetë të fundit”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ndërkombëtare
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Premier League
Kalo në kategori