LAJMI I FUNDIT:

Al-Khelaifi i bindur: Kemi trajnerin më të mirë në botë, dy ndeshjet e ardhshme vendimtare

Al-Khelaifi i bindur: Kemi trajnerin më të mirë në botë, dy ndeshjet e ardhshme vendimtare

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka lavdëruar trajnerin Luis Enrique pas fitores 3-0 ndaj RB Salzburg në raundin e 6-të të fazës së Ligës së Kampionëve.

Me fitoren ndaj Salzburg, PSG ka shtuar gjasat për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve, derisa Al-Khelaifi thotë se dy ndeshjet e fundit ndaj Man Cityt dhe Stuttgartit janë finale.

“Gjërat po shkojnë mirë. Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, një ndeshje kyçe. Fitorja ishte thelbësore nëse duam të përparojmë në Ligën e Kampionëve. Të gjithë e kuptuan këtë”, tha Al-Khelaifi.


“Ne luajtëm mirë, fituam dhe shënuam shumë, kjo do të rrisë besimin e ekipit. Na pëlqeu ndeshja, por e diela sjell një tjetër lojë të rëndësishme kundër Lyonit”.

“Dy ndeshjet e fundit në Ligën  Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe Stuttgartit janë finale. Të gjithë e dinë këtë. Tifozët tanë do të jenë atje”, tha presidenti i klubit parisien.

Tutje i pari i klubit parisien ka thënë se ai ka në radhët e veta trajnerin më të mirë në botë.

Luis Enrique i kërkon Al-Khelaifit transferimin e yllit të Liverpoolit si 'dhuratë' për kontratën e re
Lexo po ashtu Luis Enrique i kërkon Al-Khelaifit transferimin e yllit të Liverpoolit si 'dhuratë' për kontratën e re

“Ne po luajmë mirë në çdo ndeshje. Në ndeshjen e fundit (kundër Auxerre), luajtëm mirë edhe pse nuk shënuam. Kam besim te lojtarët. Në këtë ndeshje të Ligës së Kampionëve, ne dominuam për 90 minuta. Ky rezultat do t’u japë të gjithëve shpresë”.

“Në futboll, nëse nuk shënon, është e vështirë të fitosh. Unë gjithmonë kam besuar në PSG-në. Ne kemi trajnerin më të mirë në botë. Së bashku, ne po ndërtojmë një projekt afatgjatë. Ai është një trajner shumë i mirë”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori