Akuzohet ekzekutivi në Shtime për ndarje të subvencioneve mbi baza politike

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu sëbashku me stafin e tij, gjatë së enjtes kanë ndarë marrëveshjet për subvencionimin e projekteve të fushës së kulturës. Por, në mesin e kandidatëve përfitues ishte edhe ish kandidati për kryetar të komunës së Shtimes nga lëvizja vetëvendosje në vitin 2017 Ruzhdi Jashari i cili sipas opozitës është ende aktivist i këtij subjekti.
Telegrafi nga burimet e veta brenda Komunës së Shtimes ka siguruar vendimin e komisionit për ndarjen e subvencioneve në mesin e të cilëve figuron emrin i Ruzhdi Jasharit për botim të një libri në gjuhen rumune dhe ribotimin e saj në gjuhen shqipe në vlerë prej 2 mijë e 700 eurosh.
Ndërkohë, gjatë së enjtes Komuna ka publikuar edhe fotografitë e pjesëmarrësve gjatë ndarjes së marrëveshjeve për subvencione.
Pas këtij publikimi ka reaguar edhe opozita në Shtime duke ngritur akuza se subvencionet në këtë komunë po ndahen për persona të afërt me ekzekutivin dhe aktivist i Vetëvendosjes.
Në vendimin e komisionit për ndarjen e subvencioneve nga drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, thuhet se ky vendim është bazuar në vendimin e kryetarit të komunës NR.02/111 të themelimit të Komisionit për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave për Ndarjen e Subvencioneve dhe Transfereve dhe në mbështetje të nenit 16 të rregullores Nr.04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve.
“Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për ndarjen e subvencioneve dhe transferove merr këtë vendim dhe ka përcaktuar aplikantët e kualifikuar për mbështetjen financiare. Kundër vendimit të komisionit vlerësues aplikantët mund të ushtrojnë ankesë duke ju drejtuar komisionit të ankesave, brenda 5 ditësh nga dita e pranimit të vendimit”, thuhet midis të tjerash në vendim.
Ndërkaq, opozita PDK-ja në Shtime nëpërmjet një reagimi ka thënë se nuk është hera e parë që kryetari Qemajl Aliu bën veprime të tilla në procesin e ndarjes së subvencioneve.
“Kjo nuk është hera e parë që Kryetari Qemajl Aliu kritikohet për mënyrën se si ai shpërndan subvencione. Ky vendim për të mbështetur një projekt që ka kaq pak relevancë për qytetin është një dëshmi e mëtejshme e qasjes së tij të njëanshme dhe të keqmenaxhimit. Në vend të përmirësimit të infrastrukturës apo mbështetjes së iniciativave që kanë një ndikim të vërtetë në përditshmërinë e qytetarëve, ai ka vendosur që paratë e taksapaguesve të shkojnë për një përkthim që askush nuk e kërkoi dhe as nuk do ta lexojë. Pra, Jashari është i afërt me ekzekutivin në Shtime dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Ndërkohë, Telegrafi me gjithë insistimin nuk ka marrë përgjigje nga Komuna e Shtimes por as nga kandidati Ruzhdi Jashari.
Por, në postimin e komunës së Shtimes, lidhur me ndarjen e subvencioneve për drejtorinë e Kulturës, midis të tjerash thuhet se Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Albana Fazliu kanë ndarë marrëveshjet për subvencionimin e projekteve me përfaqësues të fushës së kulturës.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu citohet të ketë thënë se komuna mbetet e përkushtuar të mbështes projektet të mira të cilat hartohen nga fusha e kulturës.
“Jemi krenarë që përmes këtij kontributi po ndihmojmë në nxitjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të reja kulturore, duke gjallëruar kështu edhe më shumë jetën shoqërore në Shtime. Këto mjete do të mbështesin projekte që synojnë të pasurojnë jetën kulturore dhe të ofrojnë mundësi për të rinjtë e Shtimes të shprehin talentin dhe kreativitetin e tyre në aktivete të shumta”,citohet të ketë thënë Aliu.
Kryetari Aliu, gjithashtu ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm komuna do t’i rris subvencionet nga 350 mije euro sa ishin këtë vit, në 500 mijë euro vitin e ardhshëm.
“Arti nuk ka çmim dhe shumica nga ju këtë e bëni për shpirtin artistik që keni, e jo për ndonjë vlerë monetare, por na takon neve si institucione t’ju mbështesim që ju të funksiononi dhe të jepni më të mirën nga vetja”, tha Aliu.
Për këto marrëveshje nga buxheti i subvencioneve për kulturë të kësaj komune është ndarë shuma prej 23 mijë euro.
Ndërkohë, Jashari nëpërmjet një postimi ka reaguar ndaj deklaratave të PDK-së.
“Paska pyetur opozita “qorre”, se kujt i shërben ky libër? Nuk do ta lexon kush ketë libër?, Shtimes çka i shërben ky libër? etj. Ky libër përmban dokumente e plane sekrete serbe për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë, si pasojë në Komunën tonë e kemi masakrën e Reçakut. Ky libër ka edhe dokumente sekrete të Serbolub Vuinoviçit, që shumë qytetarë tanë të komunës sonë kaluan përmes bisedave “dajakut” “informative” të tij. Libri ka edhe planin sekret të policisë serbe kundër funksionimit të shkollës shqipe të këtyre anëve. Libri ka traget opinionin rumun, akademik e politik, qe Rumania ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, sadopak një veprim i yni që të mendon ky shtet në këtë drejtim”, ka thënë midis të tjerash Jashari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit