LAJMI I FUNDIT:

Akuza të rënda, FIFA dhe Argjentina do ta kurdisin ndeshjen me Perunë

Akuza të rënda, FIFA dhe Argjentina do ta kurdisin ndeshjen me Perunë

Argjentina e mbushur me yje rrezikon seriozisht mos pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

Kombëtarja e udhëhequr nga Jorge Sampaoli ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 24 pikë të tubuara, aq sa ka edhe vendi i katërt që mbahet nga Peru.

A do të kemi një botëror pa Argjentinën? Këto janë situatat
Lexo po ashtu A do të kemi një botëror pa Argjentinën? Këto janë situatat

Pikërisht të premten nga ora 1:30 pas mesnate do të përballen Argjentina dhe Peru, në një takim që është jetë a vdekje për të dyja Kombëtaret.


Rëndësia e kësaj ndeshje është jashtëzakonisht e madhe, ndërsa në Peru kanë frikë se argjentinasit do ta marrin me ‘zor’ fitoren.

Ballina e ‘TodoSport’, ku akuzohet FIFA dhe FFA për kurdisjen e mundshme të ndeshjes

Gazeta e njohura peruane ‘TodoSport’, ka dalë me një lajm të madh në ballinë duke paralajmëruar se Federata e futbollit të Argjentinës së bashku me FIFA-n do ta kurdisin këtë takim.

Gazeta peruane është bazuar në këtë shkrim për faktin se presidenti i FIFA-s, ka pasur një takim në Buenos Aires me kryetarin e Federatës së futbollit argjentinas për të diskutuara kandidaturën për kampionatin botëror të vitit 2030 së bashku me Uruguain dhe Paraguain.

‘TodoSport’ shkruan se shtëpia më e madhe e futbollit botëror do të ndihmojë argjentinasit për ta fituar këtë sfidë që të jenë në kampionatin botëror.

Argjentinasit duke iu gëzuar golit të dytë në ndeshjen e parë ndaj Perusë të shënuar nga Gonzalo Higuain

Lajmi i nxjerrë nga gazeta peruane ka bërë xhiron e botës, por tani mbetet të shihet se si do të shkoj ndeshja.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë mes Perus dhe Argjentinës ndeshja përfundoi në barazim 2-2.

Argjentina në dy ndeshjet e fundit ka barazuar fillimisht me Uruguain 0-0 në udhëtim dhe me Venezuelën 1-1 në shtëpi.

Ndeshjen e fundit për kualifikimet e Kampionatit Botëror, Argjentina do ta luaj në udhëtim tek Ecuadori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori