Akuza e kapitenit: Nuk jam lojtar që ulem në bankë, trajneri ka kërkuar largimin tim

Driton Krasniqi ka sqaruar ekskluzivisht për Olle, arsyet e largimit nga bankina për në tribuna në ndeshjen e Kupës, mes Prishtinës dhe Istogu.
Kapiteni bardhekaltër, konfirmon atë që është shkruar në Olle se nuk ka pranuar të qëndrojë në bankinë, pasi sipas tij nuk është lojtar që meriton të jetë në atë vend.
“Nuk jam unë nga ata lojtarë që ulem në bankë. Për të mirë të ekipit jo në bankë, por nëse është nevoja dal edhe në tribuna. Problemi është te respekti ndaj meje në radhë të parë, sepse jam kapiten i ekipit, në radhë dytë se kam 8 vite karrierë në Prishtinë, në radhë të tretë kam shumë trofe, nuk e di saktë por vetëm me Prishtinën besoj se janë 10 minimumi. Në radhë të katërt kam edhe disa ndeshje në Europa Ligë, edhe atë si kapiten i Besës së Kavajës etj, dhe të vijë një trajner si Sermaxhaj, pa asnjë arsyetim të më nxjerrë prej ekipit, nuk është korrekte. Ky është shkaku pse nuk isha atë ditë në bankën rezervë”, ka deklaruar Krasniqi për GazetaOlle.com
Sipas tij, trajneri Sami Sermaxhaj ka kërkuar që ai të largohet nga skuadra.
“Gjithashtu Sermaxhaj ka kërkuar që unë të largohem nga ekipi, gjë që e kam vërejtur edhe më herët sepse ai ka ardhur me një qëllim të caktuar nga fillimi që të na largoj disa lojtarëve prej klubi, që kemi derdhur shumë djersë aty, arsyen e dinë ai vetë, ndoshta është i ndikuar edhe nga dikush tjetër, por unë nuk do t’i japë atë kënaqësi”, shtoi kapiteni.
Ai ka zbuluar edhe dy ofertat e orëve të fundit, nga skuadrat që po e kërkojnë titullin.
“Kam pasur në orët e fundit dy oferta shumë serioze nga Gjilani dhe Feronikeli që i falënderoj shumë Afrim Tovërlanin dhe Bylbyl Sokolin, që më kanë ofruar kontrata shumë të mira. Do ta respektoj kontratën që kam me Prishtinën deri në fund dhe mendoj që karrierën do ta mbylli në Prishtinë. Në qershor do të ulem me kryesinë e klubit dhe do të vendosim çka do të bëhet me mua”.
Driti po ashtu ka zbuluar bisedën telefonike me Sermaxhajn. “Arsyja e fundit e Sermaxhajt në lidhje telefonike ishte se kinse lojtarët të cilët i kam futur në formacion janë të dëshmuar që për mua kjo është një arsye shumë banale, sepse dihet se çfarë karriere kam unë”, tha në fund ai.
Prishtina kishte mposhtur Istogun 5:1. /Olle
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri