LAJMI I FUNDIT:

Aktualisht ndotja e ajrit në Prishtinë, në parametra normalë

Aktualisht ndotja e ajrit në Prishtinë, në parametra normalë

Një ditë para protestës së thirrur nga qytetarët e kryeqytetit, kundër ndotjes së ajrit, të dhënat nga matësi i ndotjes së ajrit së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Prishtinë, tregojnë se në Prishtinë kemi një gjendje të kënaqshme.

Në këto momente cilësia e ajrit është në parametra normal, respektivisht me një shkallë të ndotjes prej 97, në orën 16:00.


Ditët e fundit ka qenë një gjendje alarmante e ajrit, ku shkall e ndotjes e ka kaluar numrin 400.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit që t’i publikojë të dhënat shtetërore për cilësinë e ajrit.

Sipas tij, kjo është obligim ligjor, duke shtuar se nëse rezultatet nuk janë të mira të ndërmerren masat e nevojshme. /Telegrafi/