Aktorja Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital (Foto)

Aktorja e njohur Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital.
Ajo është ekzaminuar me probleme në mushkëri dhe si rrjedhojë nuk ka mundur të ngjitet në skenën e operës së famshme "Carmen" ku pritej ta shihnim.
Lajmin për këtë gjë, e ka bërë të ditur opinionisti Olti Curri përmes një shkrimi në Facebook.
Ai ka shkruar se duhet të lutemi të gjithë për aktoren e madhe, duke kërkuar që shëndeti i saj të përmirësohet.
"Nje lutje nga te gjithe per aktoren e madhe Tinka Kurti . Pritej qe ta shihnim ne skene ne "Carmen" opera e famshme e sjelle ndryshe nga baritoni Gezim Myshketa, ku nje vend special do kishte interpretimi i Tinka Kurtit dhe balerines Ambeta Toromani, por nje infeksion pulmonar ka goditur aktoren e shkelqyer shqiptare. Mesojme se Tinka Kurti eshte ekzaminuar prane Spitalit Amerikan 3 me probleme ne mushkeri dhe gjith stafi eshte mobilizuar per te bere te pamunduren per te shpetuar shendetin e aktores. Nga drejtues te Spitalit Amerikan 3 morem vesh qe gjithçka do te perballohet nga ky spital, mjaft qe shendeti i aktores legjendare, te rikthehet i normalizuar. Prane aktores po gjendet baritoni Gezim Myshketa qe ndodhet ne Tirane per te pergatitur shfaqen e 'Carmen'" (sic.), shkruhet në njoftimin e Olti Currit. /Telegrafi/































































