Aktorja e "James Bond", Naomie Harris, ka shprehur mbështetjen e saj për Regé-Jean Page si pasardhësin e Daniel Craig në rolin e 007.

Harris, e njohur për rolin e Eve Moneypenny, tha për “Harper’s Bazaar UK” se Regé-Jean Page ka një stil dhe elegancë që e bën atë një kandidat ideal për rolin e James Bond-it.


Gjatë intervistës, ajo u shpreh skeptike për ndryshimet e mundshme që Amazon mund t’i sjellë ekskluzivitetit të Bond-it, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së elementeve klasike të sagës.

96190745 14498653 image a 79 1741951531542

Harris foli gjithashtu për eksperiencën e saj me nominimin për “Oscar” në 2017 për filmin “Moonlight”, duke pranuar se nuk e kishte dëshiruar atë proces.

“Ishte si një fushatë politike”, tha ajo, duke zbuluar se për pak kishte menduar të largohej nga aktrimi pas presionit të madh të promovimit të filmit.

96190837 14498653 The British actress who played Eve Moneypenny in three 007 movie m 81 1741951578017

Ndërkohë, spekulimet për James Bond-in e ardhshëm vazhdojnë, me emra si Aaron Taylor-Johnson, Theo James dhe Idris Elba mes pretendentëve kryesorë.

Pavarësisht thashethemeve për një ndryshim radikal në karakterin e Bond-it, Amazon ka konfirmuar se ai do të mbetet mashkull dhe britanik. /Telegrafi/

96192283 14498653 image a 85 1741952668079

96192279 14498653 image a 84 1741952647583