Aktorja Amy Schumer ndan historinë e saj të rikuperimit pas operacionit në shtyllën kurrizore

Amy Schumer ka njoftuar se ka kaluar me sukses një operacion në shtyllën kurrizore, konkretisht një laminektomi, për të lehtësuar dhimbjet kronike që ka pasur në pjesën L5 të shpinës, si pasojë e një lëndimi të mëparshëm gjatë surfingut.
Ajo bëri këtë deklaratë për ndjekësit e saj në Instagram, ku publikoi një foto duke përdorur një karrige me rrota pas operacionit dhe shkroi se rikuperimi do të jetë i shkurtër.
Në postim, Schumer dukej e qeshur dhe pozitive, ndonëse situata nuk është e lehtë, ajo po e përballon me humor.
Përveç fotos, ndau edhe një tjetër moment nga rikuperimi, ku shfaqej në një shtrat spitali.
Amy ka qenë gjithmonë shumë e hapur ndaj fansave për sfidat shëndetësore me të cilat është përballur gjatë viteve.

Së fundmi, aktorja ka folur hapur për përdorimin e medikamenteve për humbje peshe, duke ndarë përvojën e saj me Ozempic dhe më pas me Mounjaro.
Në janar, kishte treguar se kishte pasur një përvojë shumë të vështirë me Ozempic për shkak të një gjeni (GDF15).
Në mars, Amy njoftoi se po përdorte Mounjaro dhe kishte një përvojë më të mirë me këtë trajtim. Ndërkohë, muajt e fundit është parë duke shijuar jetën dhe duket në formë, gjersa ndau në rrjetet sociale imazhe ku shfaqej me një kostum banje të zi në jaht.
Megjithë sfidat shëndetësore dhe operacionin, Amy duket e vendosur të vazhdojë përpara me optimizëm dhe humor, duke ndarë me ndjekësit e saj momente të ndryshme të jetës dhe rikuperimit. /Telegrafi/


























































