Aktori Shemar Moore bëhet baba për herë të parë në moshën 52-vjeçare

Shemar Moore është bërë baba për herë të parë në moshën 52-vjeçare.
Aktori zbuloi të mërkurën se ai dhe e dashura e tij, Jesiree Dizon, mirëpritën fëmijën e tyre të parë bashkë.
“Ya boy është zyrtarisht baba”, tha ai në një postim të ndarë në Instagram. “Ëndrra u bë realitet. Pjesa tjetër e jetës sime është këtu”.

Ylli i "Criminal Minds" befasoi ndjekësit në Instagram para një muaji teksa ua bëri të ditur lajmin.
Dizon kishte shpresuar për një vajzë, duke theksuar se ajo donte një fëmijë "të shëndetshëm" dhe "të lumtur" mbi të gjitha.

Aktorja 39-vjeçare tashmë është nënë e një djali dhe një vajze nga lidhjet e mëparshme.

Ylli i “Young and the Restless” ishte në lidhje më parë me futbollisten Shawna Gordon nga viti 2014 deri në 2015.
Pas kësaj, ai shijoi një romancë me yllin e "Quantico", Annabella Acosta. /Telegrafi/






























































