LAJMI I FUNDIT:

Aktori Norman Reedus pëson një lëndim gjatë xhirimeve të “The Walking Dead”

Aktori Norman Reedus pëson një lëndim gjatë xhirimeve të “The Walking Dead”
Norman Reedus

Ylli i “The Walking Dead”, Norman Reedus, thuhet se ka pësuar një lëndim gjatë xhirimeve të shfaqjes së njohur, sipas Variety.

“Normal pësoi një tronditje në xhirime”, tha publicisti i Reedus në një deklaratë. “Ai është duke u rikuperuar dhe do të kthehet në punë së shpejti. Faleminderit të gjithëve për shqetësimin”.

Aktori aktualisht është duke xhiruar sezonin e 11-të dhe të fundit të serialit horror të fokusuar në ‘zombie’.


Norman Reedus në “Walking Dead”

Ngjarja ka ndodhur më 11 mars në Gjeorgji, gjatë xhirimeve të episodeve të fundit të serialit. Sipas një zëdhënësi të AMC, lëndimi i Reedus do të vonojë përfundimin e shfaqjes.

Nuk dihet saktësisht se si ka ndodhur lëndimi.

Të gjitha lajmet nga Norman Reedus
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Norman Reedus

Tetë episodet e para të sezonit të fundit të “The Walking Dead” u transmetuan në AMC më 22 gusht 2021, gjersa 16 episodet e fundit pritet të transmetohen këtë vit.

Norman Reedus në “Walking Dead”

“The Walking Dead” ka dominuar në industrinë kinematografike për 12 vitet e fundit, duke mbetur seria nr. 1 e kabllove midis të rriturve të moshës 25-34 vjeç.

Shfaqja bazohet në serinë e librave komik nga Robert Kirkman dhe Image Comics, prodhuar nga AMC Studios. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina

"Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident" - Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë

Magazina
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina

"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re

Magazina
Kalo në kategori