LAJMI I FUNDIT:

Aktori i “Harry Potter” përlot publikun në BAFTA, i kushton fjalim gruas së tij të ndjerë

Aktori i “Harry Potter” përlot publikun në BAFTA, i kushton fjalim gruas së tij të ndjerë
Warwick Davis

Aktori Warwick Davis, i njohur për rolin e tij si profesor Flitwick në filmat e Harry Potter, mori një çmim nderi BAFTA në ceremoninë e këtij viti.

Gjatë fjalimit, ai ia kushtoi një pjesë të madhe të kohës gruas së tij të ndjerë, Samanthas, e cila u nda nga jeta gati një vit më parë.

Emocionet ishin të forta dhe në një moment ai nuk i mbajti dot lotët.


Foto: Screenshot/YouTube

“Dua t’ia dedikoj këtë çmim bashkëshortes sime Samantha. Më mungon çdo ditë dhe ajo ka qenë mbështetja ime më e madhe gjatë gjithë karrierës sime. Ajo gjithmonë më ka inkurajuar të eci përpara dhe të përqafoj çdo mundësi që më del”, tha Davis.

Teksa fliste, ylli i famshëm nuk mund ta fshihte trishtimin dhe t’i mbante dot lotët.

Të gjitha lajmet nga Warwick Davis
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Warwick Davis

Warwick dhe Samantha u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Willow” në vitin 1988 dhe tre vjet më vonë ata u martuan.

Ata kaluan 33 vite së bashku, deri në vdekjen e saj të papritur më 24 mars të vitit të kaluar. Në një deklaratë që bëri në atë kohë, tha se kishte humbur “personin e tij më të dashur”.

“Vdekja e saj ka lënë një boshllëk të madh në jetën tonë. Më mungojnë përqafimet e saj, e qeshura dhe aftësia e saj e pabesueshme për të parë gjithmonë anën e diellit të jetës”, tha aktori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

Magazina
Kalo në kategori