Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur, me shumë subjekte të tjera në Pejë, ishte organizatore e shumë akademive përkujtimore për fytyrat e njohura shqiptare, posaçërisht nga Peja. Mund të përmend këtu një organizim në përvjetorin e Haxhi Zekës – një akademi që do të mbahet në mend për një kohë të gjatë nga bashkëqytetarët tanë.
Ishim të interesuar të bëjmë rezistencë aktive kundër serbëve. Në shenjë respekti, në Këshillin organizativ vendosëm për kryetar akademikun Mark Krasniqin. Ishte e vështirë të organizoheshin kësi lloj manifestimesh në kohën e represionit dhe të përcjelljes së vazhdueshme nga sigurimi serb. Gjithçka ishte përgatitur siç duhet. Fjalë rasti në këtë akademi mbajtën akademik Mark Krasniqi dhe historiani Zekeria Cana. Tubimin e përshëndeti edhe përfaqësuesi i familjes së Haxhi Zekës.
Fillimisht dua të them se varri i Haxhi Zekës për shumë pejanë është i njohur, por për më gjerë jo. Varri ndodhet në oborrin e Çarshi-Xhamisë në qendër të Pejës, ku çdo ditë tubohen me qindra qytetarë për të bërë tregti dhe për të blerë gjërat e nevojshme. Kishim planifikuar vënien e kurorave te varri, mirëpo nuk i kishim informuar qytetarët, për shkak të frikës se do të reagojë policia serbe dhe do t’i shpërndajë njerëzit e grumbulluar, siç ka ndodhur shumë shpesh.
E udhëhiqja organizimin edhe për vënien, për çka e kishim lajmëruar akademik Mark Krasniqin. Në orën 12:00, profesori me avokatin Bajram Kelmendi dhe me disa veprimtarë nga Prishtina, është dashur të ishin në Pejë. Fatkeqësisht, automobili u kishte mbetur pa benzinë. Për atë kohë në Kosovë, dihej kriza për derivate të naftës. Me një vonesë prej rreth një orë e gjysmë, ata gjetën mundësinë që të furnizohen me benzinë. Mirëpo, gjatë pritjes pranë varrit të Haxhi Zekës u tubuan shumë njerëz. Kisha frikë se mund të ndodhte intervenimi i policisë meqenëse ishte shumë e qartë se ky ishte tubim i qytetarëve. Propozova që ta përfundojmë vënien e kurorave dhe të shpërndahemi.
Sali Caca, veprimtar dhe anëtar i Këshillit Organizativ, tha se duhet të jetë aty organizatori nga Prishtina. E kisha të qartë se Saliu ka respekt të posaçëm ndaj profesorit dhe nuk donte të thoshte se unë s’kam respekt, por kisha obligim dhe përgjegjësi të madhe që të mos ndodhte pritja e gjatë nga Prishtina se kjo mund t’i kushtonte ndokujt me ndonjë maltretim nga ana e policisë serbe.
Patëm një debat me Sali Cacën dhe gjithçka përfundoi. Profesori ishte i informuar për këto të nesërmen, meqenëse pas përfundimit të akademisë isha me një temperaturë të jashtëzakonshme i shtrirë në shtëpi. Pata nderin që të më vizitojë profesor Mark Krasniqi dhe të më përgëzojë se kam pasur guximin intelektual që të kërkojë që të mos e presin askënd, që të mos e pësojnë dikush.
Me këtë rast dua të them edhe dy-tri fjalë për një të vërtetë. Meqenëse shumë shpesh në kohë të ndryshme është thënë se himni ynë kombëtar për herë të parë gjatë viteve të 1990-ta është kënduar në kishën katolike në Prishtinë, edhe kësaj radhe – këtë e ka potencuar edhe profesor Zekeria Cana, në një referat të tij – himnin kombëtar e ka kënduar publikisht Kori i Burrave të Gjakovës nën dirigjimin e Rauf Dhomit në prezencën e më tepër se 500 apo 600 njerëzve me rastin e përvjetorit të Haxhi Zekës në Kinoteatrin e Pejës (tani “Jusuf Gërvalla”).
Organizime të tilla ka pasur edhe për heronj të tjerë kombëtarë. Mund të them se çdo vit është organizuar përvjetori për Enver Hadrin. Normalisht, ndonjëherë në kushte e rrethana më të mira apo më të këqija, por çdoherë me prezencën e anëtarëve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut nga Prishtina, të profesor Zekeria Canës, Ymer Jakës edhe të tjerëve. Në të njëjtën kohë mund ta përmend përvjetorin e vdekjes së profesor Ali Hadrit, që u mbajt në sallën e sporteve të Shkollës “Tetë Marsi”. Me këtë rast, për veprën dhe jetën e tij folën profesor Skender Riza, profesor Jusuf Bajraktari, si dhe u dha një program artistik.
Dua t’i përmend edhe organizimet e tjera, posaçërisht protestat për arsimin. Ishte një organizim i të gjitha subjekteve të Pejës. Në shtëpinë time u organizua shtabi për përcjelljen dhe informimin e opinionit për protestat në Pejë. Dua të them se shumë njerëz defiluan nëpër shtëpinë time, ku patëm mundësinë të përdorim një telefon dhe një faks me të cilin ishim të lidhur drejtpërdrejt me selinë e LDK-së në Prishtinë. Do të shtoja se këto protesta ishin të përgjakshme e shumë nxënës u traumatizuan. Imazhet e protestave të arsimit në Pejë kanë kaluar nëpër shumë mediume botërore. Pas dy-tri ditësh në Prishtinë qëndroi një grup i mjekëve të dërguar nga humanisti Tadeusz Mazowiecki.
Në atë kohë, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – Zenun Çelaj, Bajram Kelmendi e të tjerë – më lutën që të organizohemi dhe t’i sjellim disa raste traumatike në selinë e LDK-së në Prishtinë për të dëshmuar para mjekëve dhe para Mazowieckit. I solla disa. Ishte edhe rasti më tragjik kur njërës nxënëse me kondakun e pushkës ia kishin këputur laprën e veshit. Sabrijen, nxënësen e cila kishte pësuar, nuk patëm mundësi ta sjellim ne Prishtinë, por e solla laprën dhe fotografinë. Kjo fotografi me siguri ka shëtitur në shumë organizata ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Ne Pejë u organizuan edhe shumë përkujtimore tjera. Për asnjë moment nuk dua të harroj as Bedri Pejanin, të cilit ia bëmë respektin e duhur me akademi dhe me sesione shkencore.
Meqenëse Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur ishte e paregjistruar dhe funksiononte ilegalisht, në zyrën e saj gjetën strehim, përveç partive politike, edhe veprimtarët e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova