LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për vrasjen dhe djegien e kufomës së vëllait

Aktakuzë për vrasjen dhe djegien e kufomës së vëllait

Prokuroria e Gjakovës njofton se sot ka ngritur aktakuzë G. K. për veprën penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

G. K. po akuzohet nga Prokuroria për vrasjen e vëllait të tij B.K. më 11 shkurt të vitit 2020.

Sipas aktakuzës, më 11 shkurt 2020 në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, i akuzuari në shtëpinë e vëllait të tij me dashje e ka privuar nga jeta të njëjtin.


Sipas prokurorisë vrasje ishte kryer me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, pasi që i pandehuri kishte njohuri se vëllai – tani viktima kishte një shumë të parave të cilat i kishte marrë në Zvicër.

Sipas prokurorisë i pandehuri ditën kritike rreth orës 09:00 kishte shkuar në shtëpinë e tij, ku gjatë një bisede të përbashkët, i pandehuri ishte fyer nga tani i ndjeri me pretekst se po i ndërhynë në familjen e tij.

Sipas prokurorisë i pandehuri i revoltuar ishte kthyer në shtëpinë e tij kishte marrë revolen dhe rreth orës 11:00 kishte shkuar në shtëpinë e viktimës, kishte hyrë brenda në shtëpi dhe në sallon ku ishte i ulur viktima e kishte goditur me plumba në gjoks duke e lënë të vdekur në vend.

Tutje Prokuroria shpjegon se pas vrasjen i akuzuari e kishte marrë trupin duke e tërhequr me batanije e kishte vendosur në oborr duke e mbuluar me dru, plastikë, thasë letre, dërrasa, letër të zezë e më pas i ka vënë zjarr duke e djegur kufomën.

Sipas prokurorisë kufoma kishte qëndruar në zjarr për 2-3 ditë e më pas mbetjet kockore të viktimës i akuzuari i kishte hedhur jashtë shtëpisë në një vend të paidentifikuar me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kalo në kategori