Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Tush Frokajt për vrasjen e Anton Prelajt që ndodhi vitin e kaluar në Klinë dhe për tri vepra të tjera penale.
I njëjti gushtin e vitit të kaluar akuzohet se vrau ish-burrin e motrës së tij, njëkohësisht vëllanë e gruas së vetë për të qëndruar 8 ditë në arrati para vetëdorëzimit.
Prokurori Ersan Çavolli bën me dije se ka mjaftueshëm prova që vërtetojnë pretendimet e prokurorisë, por që arma me të cilën është kryer akti, nuk është gjetur.
Prokurori thotë se aktualisht nuk mund të deklarohen për motivin por këtë do ta paraqesin në faza tjera të procedurës.
“Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj veprave, Vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje, shtrëngimi dhe marrje në posedim i pasurisë së luajtshme,” tha Prokurori i Rastit, Ersan Çavolli
Aktakuzën që e ka siguruar Dukagjini, tregon në detaje momentin e vrasjes.
“Né ora 16:49 në lokal, në dorë, pa leje me një pistoletë Sig Sauer model P320 9x19mm futet i pandehuri Tush Frokaj, niset në drejtim të tavolinës së të ndjerit dhe menjëherë ka shtënë katër herë ne drejtim të Anton Prelaj duke e goditur atë, ndërsa i pandehuri kthehet tek dera e hyrjes, ndalon dhe prape gjuan edhe tri herë ne drejtim të të ndjerit i cili merr plage vdekjeprurëse në fyt, nensqetullën e djathtë dhe të majtë, krahun e majtë dhe te djathtë, shpinë në pjesën e djathtë dhe të majtë, ashtu që me këtë përpos që privon nga jeta te ndjerin Anton Prelaj.”
Në deklaratën e tij i akuzuari e pranon aktin e vrasjes duke thënë se e ka bërë në vetëmbrojtje, duke dhënë indikacione se konflikti ka ardhur për shkak të fëmijëve të tij që rastis ta kenë viktimën dajë.
“Unë jam nisë me shku për shtëpi dhe për skaj rrugës ai ka qenë i ulur afer shimshirëve vec kur e kam ndi tu shajt me familje duke me thène ja ** familjen, e unë pastaj jam kthyer. Kur hyra brenda ai është çu ne këmbë e pastaj tu mendu qe ai po don me më vra, unë e kam nxjerr alltinë Sig Suer dhe kam gjuajtur drejtë ne to. Nuk e di sa herë kam gjuajtur. Unè e pranoi se armën e kam mbajtur pa leje. Unë e pranoi se e kam vrarë Antonin por e kam bërë si vetëmbrojtje, se kam menduar se ai po don me më gjuajt. Unë e pranoj se ja kam marr veturën Tanushit dhe ai e la veturën sepse u tut prej meje por unë me kèrcênu se kam kërcënuar dhe armëm në krye nuk ja kam qit. Me vjen shume keq per kête gë ka ndodhur…”.
Por, sipas aktakuzës asnjë nga pretendimet e të akuzuarit nuk qëndrojnë pasi pamjet e kamerave dëshmojnë të kundërtën.
Përndryshe Tush Frokaj ka një të kaluar kriminale, ku paraprakisht ka qenë i dënuar me aktgjykimet e formës së prerë dy herë për vjedhje të rëndë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit