Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.C., (shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili gjendet në paraburgim nga data 12.12.2021, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri R.C., më datë 12.12.2021, rreth orës 20:30 min, në pikën kufitare të Vërmicës, kufiri Shqipëri – Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejt ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër, personit zyrtar në mënyrë që ai person të veprojë ose të mosveprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.
“…Ashtu që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës derisa ishte duke udhëtuar me automjetin ‘Mercedes 220 E’ me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë, së bashku me një pasagjere, i pandehuri në momentin kur afrohet për kontroll, duke ditur qe nuk ka certifikatë të vaksinimit, në lejen e qarkullimit të automjetit vendos një kartëmonedhë prej pesëdhjetë (50) euro, të cilën ia jep zyrtarit policor Sh.M., e në momentin kur zyrtari policor i vëren paratë dhe e pyet se për çfarë janë këto para, i pandehuri përgjigjet se paratë i ka lënë për të, se nuk kanë certifikatë vaksinimi, nëse ka mundësi që tu lejohet hyrja në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime i pandehuri R.C., ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartë cekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri